Lajmi i fundit

LIVE/ Sali Berisha takim me drejtuesit politikë

A je vrasës nëse bën çfarë ka bërë Rama?

A je vrasës nëse bën çfarë ka bërë Rama?

18:50, 29/07/2024
A+ Aa A-

Nga Basir Çollaku

Ka 26 vjet në pushtet

Kërkon të rrijë edhe 50 apo 100 vite pa luajtur nga ajo karrke e zaptuar. Ka lënë shëndenë bletëve e sillet bosh në koshere. Kanos me vrasje këdo i trazon pushtetin. Është enver më i keq se hoxha.

Do mbretëroj zukat publikisht, sepse nuk ka kush na ndalon. Kurrë mos thuaj kurrë. Vetëm ne ekzistojmë thotë qoftëlargu i krisur mbiqafë. Dmth vetëm unë. Asnjë i çmendur nuk konkurron kështu. Asnjë mendje-humbur..

Diktaturë zyrtare.

Kush e bën sundues rrafshuesin e çdo institucioni.. ?!

Ka dhjetëra dosje në Prokurorinë e Posaçme ku përmendet emri i tij e të gjithë familjarëve të tij, përveç të miturit.

Nuk e thërret dot asnjë prokuror, ndonëse prej tre vitesh bëjnë përpjekje boshe. Në të kundërt marrin zvarrë këdo flak ai nga partia, qeveria apo nëpër bashki.

Ka përdorur grupe kriminale e mafioze, për të fituar zgjedhje parlamentare dhe vendore. Të dhënat janë nëpër dosje vendase e të partnerëve me përgjime procedurale, sipas formës së kërkuar nga ligji.

Bëri Bashkitë dhe Kuvendin stallë derrash e çakejsh, duke mandatuar çdo lloj kafshe që mbush stomakun e tij politik.

Ka ndarë paranë e pronën publike, investimet, pasuritë e natyrës e të Zotit të këtij vendi, duke bërë ortakëri të detyruar me Krimin e Organizuar.

Ka mbushur e futur nëpër thasë, gjithëfarë diplomatësh, duke i kthyer në eunukë, sapo takojnë bakshishet e tij financiare apo emocionale.

Ka një vëlla me një mal dosje e akuza por e qeras me një klub sporti. Duke mos harruar skedinat e kokainës, apo call centerave, bitcoin, garancive si xhol, mes të zezës e grisë, nëpër fushata zgjedhore.

Ia ka dalë siç thoshte një politikan gjerman, muaj më parë, të jetë kryeministri më i mirë që ka pasur ndonjëherë Serbia.

Ka mundur të zbrazë popullatën mbi gjysmën jashtë vendit, duke masakruar mundësitë.

Ka hapur parcela duke mbjellë zhbërjen demografike me 7 apo 8 racione me mijëra refugjatë nga i gjithë planeti.

Ka investuar jashtë Shqipërisë me miliardat e sajuara në Shqipëri, ndaj ndërkombëtarët janë bërë një dorë guakësh. Sepse janë sqeposur me kafshata kudo.

Ka privatizuar çdo gjë. Ka kriminalizuar shumë gjë. Ka lënë shqiptarët pa asgjë.

Nëse gjithë kjo vrasje masive, ky genocid, nuk të emërton vrasës, e heqim si fjalë nga fjalori..

Dhe ende gjezdis i lirë, duke bërë gjithnjë e më rëndë të njëjtën vepër.

Kjo nuk zgjidhet duke iu lutur Zotit, por duke bindur Zotin...

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco