VIDEO/ Bledian Koka: Ndryshimet në qeveri nga Rama u bënë për të grabitur zgjedhjet e 2025

18:23, 29/07/2024
A+ Aa A-

Gazetari Bledian Koka, i ftuar në ‘Task Force’ në SYRI TV me Sonila Meçon, ka folur për ndryshimet në qeverinë e Edi Ramës.

Sipas Kokës, dje ndryshimet janë bërë me qëllim grabitjen e zgjedhjeve të ardhshme të 2025.

‘Dje u vendosën të shkarkoheshin 4 ministra, por për çfarë u shkarkuan këta ministra.

Çfarë bënë mirë e çfarë jo, çfarë detyrash nuk u realizuan.

Pse ne themi se ky është një kongres punist, i cili sa vjen e sofistikohet vetëm nga një njeri, i cili tallet me ca, u bën disave që janë të rëndësishëm.

Në thelb mendoj se, ajo që ka ndodhur dje, ka qenë procesi i gardhimit në raport me zgjedhjet 2025.

Njeriu që është ngarkuar për të siguruar grabitjen e zgjedhjeve është Belinda Balluku. Të gjithë njerëzit, drejtorë të saj, Piro Vengu, Ervin Hoxha, Petrit Malaj, qartazi të gjithë këta njerëz janë banda e Belinda Ballukut me këtë të fundit në krye, e cila do të duhet të kryejë punët e pista, të zgjedhjeve të radhës.

Në çdo palë zgjedhje ka pasur elementë të caktuar që u është caktuar barra e grabitjes së zgjedhjeve, kësaj here i takon Belindës bashkë me asqerët e saj.

Ky është një element që duhet analizuar më shumë kujdes, sidomos nga opozita, se çfarë përfaqësojnë dhe çfarë qëllimesh kanë këta njerëz, sidomos ai që do të merret me rendin.

Të gjitha këto duan një analizë të suksesshme dhe të shoqërohen me marrjen e masave. Ajo që paralajmëroi Edi Rama dje, se do të ketë një fitore shumë të madhe, dje opozita është paralajmëruar nëse do të shpëtojë veten e saj dhe Shqipërinë’, tha Bledian Koka në SYRI TV.

EMISIONI I PLOTE:

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco