Neza: Rama brenda vetes e parashikon humbjen në 2025, betejën se kujt do t'i mbetet PS

Neza: Rama brenda vetes e parashikon humbjen në 2025, betejën se kujt do t'i mbetet PS

17:50, 29/07/2024
A+ Aa A-

"Komponenti i tretë ka të bëjë me post-zgjedhjet.  Edi Rama natyrisht që në publik nuk e parashikon humbjen e zgjedhjeve, por brenda vetes e parashikon humbjen e zgjedhjeve në 2025-ës dhe nëse në 2025-ën nëse zgjedhjet humbin, beteja është kujt do t’i mbetet Partia Socialiste."

Sonila Meço, moderatorja e emisionit Task Force, ka paralajmëruar këtë të hënë në rrjetet sociale se “do të jemi me dy Task Forca speciale, sot e nesër, në orën 17:00 në SYRI TV: Analiza e Kongresit të PS dhe ajo pas intervistës ekskluzive të Arben Ahmetajt për Çim Pekën.”

Sot, në specialen e parë të emisionit të Sonila Meços me titull “Kongresi i PS, pse Edi Rama tallet me socialistët?”, gazetarja Meço kishte ftuar në studio për këtë çështje, analistin Sami Neza, të cilin e pyeti për prurjet e reja në kabinetin qeveritar, pothuajse të gjithë vartës të Zv.Kryeministres Belinda Balluku.

Meço: Neza, mendoni se është bërë për t'u përvijuar nga e para, pas daljes nga loja të atyre që ishin “makineri elektorale”, skema drejt zgjedhjeve të ardhshme apo sheh lëvizje për llogari tjetër?

Sami Neza: Unë mendoj se ka tri komponentë të cilat e përmbledhin deri diku mekanizmin e ndryshimit të qeverisë nga z. Rama. 

Një kompenent që është më i rëndësishmi është ai i ruajtjes së mekanizmit të zgjedhjeve ose edhe kur ky mekanizëm zgjedhjesh transferohet ta zëmë nga 5D te Ministria e Transporteve, duhet të ruajë kapacitetet në mënyrë që të funksionojë mekanizmi përgjatë zgjedhjeve. 

Komponenti tjetër lidhet me ndryshimin apo retushimin, siç e ka zakon gjithmonë, në kuadër të “Public Relations”,  që të retushojë fytyrën e vet qeveria dhe bashkë me qeverinë, të ndryshojë fytyrën e vet edhe Rama përmes zgjedhjes së disa emrave, të cilët nuk janë të lakuar shumë publikisht ose janë fare të panjohur ose pak të njohur (megjithëse Vengon, ministrin e mbrojtjes e kemi përmendur në media disa herë dikur kur ka qenë këshilltar dhe sekretar i përgjithshëm në mos gaboj në Ministrinë e Jashtme). Do që të përmbushë atë pjesën teknike të qeverisë, të krijojë një imazh sikur erdhën ministra teknikë. Ajo që ka kërkuar opozita nuk është “ministra teknikë”. Është qeveri tenike! Qeveria teknike nënkupton që kryeministri është teknik fillimisht dhe pastaj Kryeministri Teknik mund të ndërtojë një kabinet qeveritar që është me ministra teknikë. Kjo si alibi bie të paktën te përballja me kërkesën e opozitës. 

Dhe komponenti i tretë ka të bëjë me post-zgjedhjet.  Edi Rama natyrisht që në publik nuk e parashikon humbjen e zgjedhjeve, por brenda vetes e parashikon humbjen e zgjedhjeve në 2025-ës dhe nëse në 2025-ën nëse zgjedhjet humbin, beteja është kujt do t’i mbetet Partia Socialiste. 

Praktikisht Edi Rama e ka përdorur PS-në gjatë gjithë viteve të pushtetit por edhe përpara pushtetit, kur ishte kryetar bashkie.  Në fakt që kur u bë kryetar e ka përdorur PS-në si një parti politike që prodhon politikë, prodhon edhe qeveri, prodhon edhe opozitë, po si një infrastrukturë për një “grup të caktuar” dhe ai “grup i caktuar” prodhon edhe politikën, edhe opozitën, prodhon edhe qeverinë! Pra, jo partia.  Dhe kjo duket shumë qartë ndaj them se grumbullimi i pushtetit vendimmarrës në qeveri te Balluku do të thotë se ata janë duke u përgatitur për një zhvendosje poli nga Erion Veliaj. 

Të gjithë e dimë që Erion Veliaj ka qenë më i përkëdheluri i zotit Rama, ka qenë njeriu më i rëndësishëm, Numri 2; secili e ka perceptuar si kryeministrin pas Edi Ramës në çdo rast që do të krijoheshin rrethanat; ka qenë njeriu që ka ndikuar në emërimet e posteve më të rëndësishme të qeverisë qoftë të ministrave apo dhe posteve të tjera brenda administratës së lartë publike të qeverisë, çka do të thotë se zhvendosja e tij ose hijezimi i tij ka sjellë forcimin e Ballukut.” 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco