SYRI TV/ SPAK në paligjshmëri apo pavlefshmëri? Rasti Berisha, SPAK shkeli hapur ligjin

16:33, 29/07/2024
A+ Aa A-

SPAK dhe gjykata janë para paligjshmërisë ose para pavlefshmërisë të masës së sigurisë për Sali Berishën. Avokatja Klodiana Gjyzari ka publikuar sot në knferencën për shtyp nenet e Kodit të Procedurë Penale që janë shkelur haptazi nga SPAK për të justifikuar masën e sigurisë për liderin e opozitës. Sipas avokates, SPAK dhe Gjykata kanë shkelur haptazi ligjin me mbajtjen e izoluar të Berishës, ndërsa renditi edhe provat që bëjnë nul çdo veprim të SPAK. ndërkohë avokatët Klodian Skënderi dhe Genc Gjokutaj deklaruan se edhe në zvarritjen e katërt që SPAK i bëri hetimeve, nuk ka arritur të sigurojë asnjë argument kundër Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit. 0

Nga SYRI TV

Avokatët e liderit të opozitës Sali Berisha dhe Jamarbër Malltezit kanë renditur edhe shkeljet ligjore, që ka kryer SPAK dhe gjykata për dhënien e masave të sigurisë dhe zvarritjes së tyre për motive politike.

Avokatja Klodiana Gjyzari, ka shpjeguar me detaje, paradoksin e SPAK dhe të gjykatave në qëndrimet e tyre dhe shkeljes së rëndë të Kodit të Procedurës Penale.

Sipas avokates, nëse do të merrej i mirëqenë justifikimi i SPAK për shkeljen e Kushtetutës, së masa e ndalimit për të dalë jashtë vendit dhe detyrimi për t’u paraqitur nuk janë masa të kufizuese të lirive te njeriut ndaj dhe nuk duhej marrë më parë leja nga Kuvendi, atëherë sipas Kodit të Procedurës Penale, kjo masë nuk ishte e detyrueshme për t’u zbatuar nga ana e Sali Berishës e për rrjedhojë nuk ka shkelje ligjore me moszbatimin nga lideri i opozitës e kërkesa për rëndim të masës në arrest shtëpie është e pabazuar në ligj e prova. 

Në këto kushte sipas avokates Gjyrezi, SPAK dhe gjykata duhet të vendosë nëse është para paligjshmërisë apo pavlefshmërisë.

“Për një deputet tjetër është mbajtur një standard tjetër dhe Berisha ka kërkuar të njëtin standard… Meqë janë masa që kufizojnë lirinë personale, i njejti qëndrim duhej mbajtur nga Kuvendi për të dyja rastet… Kjo kërkesë nuk u mor parasysh për vendosjen e masës, gjykata caktoi avokat kryesisht, nuk zbatoi drejt ligjin… Vetëm masat e sigurisë së arrestit marrin formë të prerë, ndërsa kufizim lirie nuk kanë formë të prerë, Gjykata duhet të konstatonte paligjshmërinë veprimet e Prokurorisë dhe duhet të pezullonte çështjen…. Berisha nuk ka qenë i detyruar të paraqitej para policisë gjyqësore pa marrë formë të prerë…. Masa e arrestit arbitrare dhe në shkelje të Kodit të Procedurës Penale… I vetmi shkak për moszbatimin e masës ishte mosparaqitja në polici gjyqësore, por nuk ishte i detyruar… këto prova ia paraqitëm.”

 

Qëndrimet politike të gjykatës dhe SPAK, avokatja Klodiana Gjyzari i ilustroi dhe me qëndrimet skandaloze të gjykatës ku avokatëve u la vetëm 3 orë kohë për t’u shprehur për 42 fashikuj, ndërsa prokurorëve për t’u njohur me aktet që vetë kishin përpiluar iu la 11 ditë kohë.

“Gjykatës, prokuroria kërkoi kohë për t’u njohur me aktet e saj… Gjykata i dha 11 ditë kohë, ndërsa avokatëve vetëm 3 orë për 42 fashikuj….12 faqe…. Kërkuam: Pse ishte ekzekutuar në shkelje të ligjit masa e sigurisë?  Shkaqet për rëndimin e masës, nuk ekzistojnë…”.

Më tej avokatja Klodiana Gjyzari renditi dhe paradoksin e SPAK, që vepron me urdhër politik, pasi asnjë nga 4 argumentet e paraqitura në gjykatë për vijimin e masës së sigurisë nuk qëndrojnë.

“Berisha ka ikur nga pushteti 11 vite më par e ‘ska se si të prishë provat, pasi janë bërë publike nga kallëzuesi që në vitin 2012… e po të duhej për të ndryshuar e kishte bërë që vite më parë kur ka qenë në pushtet… ska asnjë indicie se Berisha mund të dëmtojë provat… Fakti për të cilën hetohet janë ligje, VKM dhe eshtë e pamundur që të ndikojë në ndryshimin e këtyre ligjeve, VKM akte… sepse janë akte publike.  Gjykata duhet të japë argument, prokuroria duhet të japë argument konkret.

RREZIKU I LARGIMIT:

Prokuroria duhet të sjellë një rast përpjekje të Berishës, pasi një masë e tillë mund të vendoset ndaj gjithsecilit… e kjo mund të ndodhë për të gjithë që për një dyshim kaq të thjeshtë masa mund të vendoset për të gjithë… Këto pretendime i kemi ngritur edhe në GJK…. Masa eshtë caktuar për një person që mbulohet nga imuniteti i deputetit… “

Sa i përket  vendimarrjes me ligje dhe VKM, për të cilat SPAK abuzon duke i paraqitur si prova, avokatja Gjyzari solli në vëmendje se po të njëjtat ligje dhe VKM, janë vijuar nga kryeministri Edi Rama dhe qeveria e tij, duke konfirmuar që nuk kanë pasur asnjë qëllim individual apo për grupi personash.

"Gjykatat duhet të konstatonin se GJL, Kushtetuesja, duhet të konstatonin se për çdo ligj të miratuar nga parlamenti nuk mund të mbajë përgjegjësi deputeti… sipas VKM kemi paraqitur VKM të njejtat që ka miratuar Berisha, ka miratuar edhe Rama… përderisa këto VKM janë miratuar edhe nga qeveria Rama faktojnë që nuk ka pasur qëllim individual…Nuk ka asnjë gjurmë që Berisha të ketë miratuar një VKM apo ligj për një person apo grup….

Tashmë që kërkesa është dorëzuar në Kushtetuese, avokatja u shpreh se pritshmëritë janë që kjo gjykatë të kthejë procesin në shinat e ligjshmërisë sa i përket interpretimit të masës, e për më tepër, ku ka një shkelje të rëndë të ndarjes së pushteteve

Masa e sigurimti eshtë zbatuar në mënyrë arbitrare dhe shkelje të ligjit, nuk ekziston fakti penal dhe as arsye e largimit… kemi kërkuar nga Gjykata Kushtetuese vendosjen e procesit në shinat e ligjshmërisë… Prokuroria nuk mund të veprojë ndaj ligjeve të pushtetit legjislativ apo VKM që i përkasin pushtetit ekzekutiv… sepse i rregullon ndarja e pushteteve…. Kemi kërkuar nga Kushtetuesja shfuqizimin e këtyre masave dhe shpresojmë në pavarësinë e kësaj gjykate, presim edhe vendim nga GJKKO, por nuk kemi shumë shpresa për shkak të dëshmisë së varësisë nga vendimarrja….

Ndërkohë, Klodian Skënderi - avokati i Jamarbër Malltezit, deklaroi se edhe pas zvarritjeve që SPAK u ka bërë hetimeve, nuk ka fare as çështje penale, pasi nuk ka asnjë element kundër klientit të tij.

Nga materialet e marra nuk ka dhe nuk mund të ketë aludime se mund të ketë kryer ndonjë vepër penale, këto info dymujore janë ripërsëritje të veprimeve të mëparshme hetimore… Masa u caktua për ndryshimin e statutit të pronës dhe tani është hedhur në një drejtim tjetër, për një dhurim pasurie…

Shkelje e rëndë e ligjit procedural penal dhe shkelje të të drejtave të njeriut, e sanksionuar nga gjykatat ndërkombëtare të të drejtave të njeriut… Nuk ka çështje penale se Malltezi qendron në arrest shtëpie se është trashëgimtar i një pasurie të ligjshme…

Avokati Genc Gjokutaj e cilësoi këtë një çështje unike për drejtësinë shqiptare, se si institucionet bëjnë të kundërtën e asaj që parashikon ligji. Gjithashtu Gjokutaj vuri theksin tek konflikti i interesit të drejtuesit të Institutit të Policisë Gjyqësore.

"SPAK nuk po kryen hetime mbi objektin e procedimit… Kjo është një çështje unike nga pikëpamja procedurale, në çdo stacion procedural flitet për gjithçka por jo për ligjin dhe eshtë në të kundërt të ligjit…."

Pas shtyrjes 11-ditore, nesër në Gjykatë pritet të mbahet seanca e radhës për vlefshmërinë e shtyrjes 3-mujore që kërkoi SPAK si dhe për kërkesën e avokatëve që kërkojnë shuarjen e menjëhershme të masave të sigurisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco