SYRI TV/ Vijojnë tentativat për manipulim në Himarë, KQZ denoncon fryrjen e listave të votuesve

15:59, 29/07/2024
A+ Aa A-

Vijojnë tentativat nga ana e qeverisë për të manipuluar zgjedhjet e pjesshme në bashkinë e Himarës. Në mbledhjen e Komisionit Rregullator, u denoncua fakti se përveçse janë shtuar 311 zgjedhës të rinj në listën e votuesve në Himarë, qytetarët rezultojnë në qendra të ndryshme votimi. Nënkomisionerja Lealba Pelinku deklaroi se  janë 157 raste ku pjesëtarët e një trungu familjar rezultojnë në qendra të ndryshme votimi ndërsa anëtarja e Komisionit Rregullator, Helga Vukaj kërkoi që KLSH të fillojë një auditim për manipulimin e listave të zgjedhësve për zgjedhjet e 4 gushtit në Himarë.

Nga SYRI TV

Vijojnë  praktikat për fryrjen e listave të zgjedhësve në Himarë në favor të kandidatit socialist Vangjel Tavo. Në mbledhjen e Komisionit Rregullator, u denoncua fakti se në listën e votuesve në Himarë përveçse janë shtuar 311 zgjedhës të rinj, qytetarët rezultojnë në qendra të ndryshme votimi. Në përgjigje të pyetjeve nga anëtarët e Komisionit Rregullator, nënkomisionerja Lealba Pelinku deklaroi se  janë 157 raste ku pjesëtarët e një trungu familjarë rezultojnë në qendra të ndryshme votimi.

Anëtarja e Komisionit Rregullator, Helga Vukaj kërkoi që KLSH të fillojë një auditim për manipulimin e listave të zgjedhësve për zgjedhjet në Himarë.

Pak ditë më parë, kandidati i opozitës për zgjedhjet e pjesshme në Himarë, Petro Gjikuria paditi në SPAK kandidatin e mazhorancës Vangjel Tavon për manipulimin e listave të votuesve. Gjikuria e akuzon Tavon se së bashku me 12 persona të tjerë kanë ndryshuar vendbanimin  tyre në prag të zgjedhjeve të 4 gushtit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco