Paloka: Ndryshimi midis spiunëve të Enverit dhe patronazhistëve të Edvinit

Paloka: Ndryshimi midis spiunëve të Enverit dhe patronazhistëve të Edvinit

14:37, 29/07/2024
A+ Aa A-

Deputeti demokrat Edi Paloka ka publikuar sot një listë të agjentëve informatorë të ish-Sigurimit të Shtetit, e cila i përket vitit 1987 dhe jo më kot.

Sipas Palokës, ky element i përhapur rrezikshëm i kohës së dikaturës ka gjetur sot të ngjashmin e vet pikërisht tek ata që me krenari, Kryeministri i vendit dhe Partia Socialiste i quajnë sot “patronazhistë” dhe i kanë angazhuar sërish për zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2025.

Paloka tregon listën dhe shkruan: “Numri i spiunëve dhe “fuksave” të Enverit deri në vitin 1987! Rama i ka shumëfishuar dhe i quan patronazhistë! 

Dhe të parët, dhe të dytët, paguheshin dhe paguhen me paratë tona, për të zezën tonë!

Ka vetëm një ndryshim: ata të Enverit i bënin poshtërsitë në emër të ligjeve të diktaturës, këta të Edvinit çdo gjë e bëjnë duke shkelur edhe ligjet.

Nëse duam të rikthejmë demokracinë dhe shtetin ligjor në këtë vend, i duhen prerë duar e këmbë diktaturës përpara se t’i presim kokën", nënvizon deputeti.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco