Kathimerini: Rama nuk e liron Belerin që të mos bëjë fushatë në Himarë

Kathimerini: Rama nuk e liron Belerin që të mos bëjë fushatë në Himarë

10:36, 29/07/2024
A+ Aa A-

Nga Stavros Tzimas, KATHIMERINI

Zgjedhjet e reja për kryebashkiak të qytetit me mbizotërim etnik grek të Himarës në Shqipërinë jugore do të zhvillohen më 4 gusht, por kryebashkiaku i zgjedhur më parë, Fredi Beleri, nuk do mund të ndihmojë pasardhësin e tij të zgjedhur, Petro Gjikuria.

Kërkesa e Belerit për t'u liruar nga burgu, pasi kishte përfunduar dy të tretat e dënimit, u shty nga gjykata për 29 gusht me pretekstin se drejtori i burgut kishte harruar të merrte me vete dëshminë e penalitetit të Belerit.

Me sa duket, kryeministri shqiptar Edi Rama po bën të gjitha lëvizjet për të siguruar që në Himarë të mos ketë surpriza të reja zgjedhore, pas fitores së Belerit në maj 2023. Në atë kohë, Rama kishte nënvlerësuar shanset e Belerit.

Ndërsa partia opozitare ra dakord për Gjikurinë, një biznesmen aktiv në Shtetet e Bashkuara, Partia Socialiste në pushtet shpalli Vangjel Tavon si kandidat të saj.

“Programi im është ai i Fredi Belerit, i cili u votua në maj 2013 nga qytetarët himarjotë”, tha Gjikuria.

“Bashkëpunimi me Fredi Belerin dhe çdo personalitet tjetër kërkohet për të mirën e Himarës, grekëve të Shqipërisë dhe marrëdhënieve greko-shqiptare”, tha Tavo.

Vëzhguesit në terren thonë se çdo parashikim për rezultatin do të ishte i rrezikshëm.

Qarqet e Ramës po përpiqen ta lidhin Gjikurinë me nacionalistët grekë dhe “lobin antishqiptar”. Gjikuria mohoi lidhjet nacionaliste në komentet për Kathimerini, duke thënë se akuzat burojnë nga disa zyrtarë brenda Partisë Socialiste.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco