KAFE SHQETO/ Teliti: Rama tregoi në Kongres se unë jam parti-shtet

10:26, 29/07/2024
A+ Aa A-

Anëtari i opozitës në Këshillin Bashkiak të Tiranës, Dorian Teliti e cilësoi kongresin e PS, skenë teatrale që luan me fatet e vendit. I ftuar në emisionin e mëngjesit ‘Kafe Shqeto’në Syri Tv, me moderator Flavio Qorri, Teliti tha se Rama po u tregonte jo vetëm socialistëve, por të gjithë shqiptarëve që unë jam parti-shtet.

‘Lumi po u vjen atyre dhe do i mbysë të gjithë politikisht. Kongresi i PS, ishte një skenë teatrale e orkestruar mirë që Shqipëria është parti-shtet dhe PS jam unë. Edhe Veliajt ia dha mesazhin për punën e Sharrës. Ata janë bashkëpunëtorë në incineratorin e Tiranës. 16 VKM i ka kaluar Rama, janë bashkëtimonues të Tiranës, e kanë bërë bashkë aferën. Veliaj ka ngritur skemën kriminale të Ministria e Infrastrukturës. Kur të vijë momenti ata do të lëshojnë njëri-tjetrin’. 

Ndryshimet në kabinetin Rama, për Telitin nuk thonë asgjë, pasi sa më shumë të jesh i korruptuar aq më shumë qëndron në pushtet.

‘Balla ka patur role të rëndësishme në PS, dhe strategji e Ramës për të thënë që jam unë në PS. Duhet të dilnin e të thonin që kemi shkatërruar Shqipërinë, s’na hap derën askush, populli s’na do dhe të dorëzojë çelsat. Sa më shumë të jesh i korruptuar, qëndron në pushtet për të mos shkuar në burg. Socialistët kanë vjedhur aq shumë, sa s’kanë ku t’i fshehin paratë. Nuk shkojnë në burg, sepse janë duke mbajtur pushtetin. Rama e tha qartë, Shqipëria është PS, dhe PS jam unë. Siç u tërhoqën veshin të tjerëve, ashtu u bën edhe deputetëve të tij. Bën ndryshime në qeveri të kabineteve më të rëndësishme. Vlora digjej dje, a duhej të flitej për të.  Ka bërë një qeverisje që duhet çuar për skrap, për SPAK edhe mund të shpëëtojnë. Ata duhet të zhduken nga arena politike, pasi kanë bërë dëme të mëdha. S’mund t’i trajtojë si dele njerëzit’.

Sipas Telitit, Rama në Kongres duhej të jepte dorëheqjen, për t’i hapur rrugë qeverisë teknike.

‘Dje duhej të jepte dorëhqejen dhe të bëhej qeveri teknike, pasi do të garantonte se zgjedhjet nuk vidhen. Me PS, bandat shtohen më shumë, asetet publike tjetërsohen më shumë, administrata nën presion.  Parakushti sot për në BE, qeveri teknike dhe zgjedhje të lira e të ndershme. Ajo bandë që u pa dje dhe skenaret me lëvdate e gjyshe… me cilat gjyshe? Me ato që kanë 80 mijë lekë pension, apo që s’kanë ilaçe për t’u kuruar, ç’është kjo tallje me njerëzit’?

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco