Autokrati Rama emëron qehajajt e rinj të çifligut

Autokrati Rama emëron qehajajt e rinj të çifligut

10:28, 29/07/2024
A+ Aa A-

Nga Bujar Leskaj/

Me atë që ndodhi sot në Kongresin e PS-se, u pa qartë se nuk ka më një parti socialiste. Ka vetëm një sulltan në krye të sektit në qeverisje.

Sekti ka autokratin Rama, i cili emëron qehajaj të rinj në çifligun e vet kur dhe si i do qejfi.

Një Kongres ku nuk u dëgjua një kritikë e vetme. Ku nuk u bë një bilanc i vetëm i ministrive të cilave po u ndërrohen drejtuesit. Ku nuk u mbajt një raport i vetëm për punën e drejtuesve të porsahequr nga ministria e Financave, e Brendshme dhe e Mbrojtjes. Janë tre ministri shtylla të një qeverisjeje dhe nuk u përmend një arësye, një e vetme, pse drejtuesit e deritanishëm po largohen.

Opinioni publik dhe qytetarët nuk e morën vesh nëse këta ministra të hequr kanë punuar mirë apo keq. Thjesht ministrat-ushtarë u ndërruan si në një lojë shahu.

Vetëm sulltani i partisë ia lejoi vetes sërisht, si në shtator të një viti më parë, kënaqësinë perverse që të larguarit ministra nga detyra ta merrnin vesh shkarkimin e tyre “live”, drejtpërsëdrejti nga salla e kongresit të partisë së tyre.

Ngelet që herës tjetër Rama të bëjë ministër kalin e tij, si perandori romak Kaligula, ndërkohë që vijon të mbajë ministra dhe ministre me dosje korrupsioni. Një ministër duket si të jetë nipi i Kiço Mustaqit, akuzuar si agjent grek nga të vetët në vitet 90-të të shekullit të kaluar.

Rama prezantoi në të aushtuquajturin kongres një program qeverie me premtime-mashtrime të parealizuara. Premtoi uljen e borxhit publik nën 60 përqind, kur në fakt e dyfishoi borxhin për frymë. Njëlloj si premtimet e Enver Hoxhës në kongreset e Partisë së Punës.

Ky i sotmi nuk ishte kongresi i një partie që drejton vendin, por monologu i sulltanit të sektit në qeverisje. Qytetarët panë sot zero kongres të PS-së, por vetëm përçartjet e zgjatura të një mbreti lakuriq.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco