Shtyhet seanca për Belerin/ Eurodeputeti kërkon lirimin para kohe

Shtyhet seanca për Belerin/ Eurodeputeti kërkon lirimin para kohe

10:23, 29/07/2024
A+ Aa A-

Shtyhet seanca për Fredi Belerin në Gjykatën e Fierit.

Beleri ka mbërritur në ambientet e gjykatës me pranga në duar, ndërkohë që kujtojmë se eurodeputeti ka kërkuar lirinë me kusht.

Seanca e parë ishte planifikuar të zhvillohej më 25 korrik, por nuk u mor asnjë vendim për shkak se Drejtoria e Burgjeve nuk paraqiti raportin e vlerësimit sepse mungonte dëshmia e penalitetit.

Edhe sot, Beleri qëndroi vetëm 20 minuta në ambientet e Gjykatës së Fierit dhe u kthye përsëri në burgun e sigurisë së lartë në Fier për shkak të mungesës së dokumentacionit.

Beleri u përfaqësua nga avokati Geni Gjyzari, ndërsa gjyqtar ishte Alfred Konomi.

Seanca e radhës do të zhvillohet në datë 31 korrik.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco