Kafe Shqeto/ Kikia: Ky nuk ishte një kongres por një mbledhje e zakonshme

Kafe Shqeto/ Kikia: Ky nuk ishte një kongres por një mbledhje e zakonshme

10:06, 29/07/2024
A+ Aa A-

I ftuar këtë mëngjes në emisionin KAFE SHQETO në SYRI TV, gazetari Mentor Kikia, për të diskutuar rreth kongresit të zhvilluar një ditë më parë nga Partia Socialiste.

Ai u shpreh se ajo ishte një mbledhje e zakonshme e partisë dhe aspak një kongres.

Kikia tha se kjo mbledhje kishte si qëllim thjeshtë për të komunikuar vendimet e reja, vendime të cilat as ata që ishin aty nuk ishin në dijeni se cdo të ndodhte.

MENTOR KIKIA: “Kongres është një fjalë e madhe për një parti politike pasi qoftë kuvend apo konventa janë ngjarje politike në rrjedhën e një partie ku mbahen analiza. Shqyrtohen arritje dhe analiza, më pas merren vendime përmes votës, zgjidhen struktura drejtuese. Ka kohë që të tilla ngjarje politike, që në jetën e partive politike janë zhvlersuar dhe çdo mbledhje ku mban një fjalim kryetari, të tjerët duartrokasin, quhet kongres.

Parë në këtë kënvështrim, përtej emrit që i vë vet partia, që është e drejta e saj, këto nuk janë kongrese janë mbledhje të zakonshme ku kryetari ka për të komunikuar një paketë vendimesh. Mbledh njerëzit në sallë ku njerëzit nuk dinë cfarë do të thuhet dhe cfarë do vendoset, siq është bërë traditë tashmë që ata që shkarkohen dhe emërohën, nuk e dinë as vetë por e mësojnë aty live në sallë. Nën duartrokitjet e të tjerve dhe pothuajse dhe të atyre vetë. “

EMISIONI I PLOTE:

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco