KAFE SHQETO/ Korreshi: Çfarë kongresi ishte ai, u tha që jeni të gjithë të korruptuar dhe shikoni andej nga SPAK...

10:05, 29/07/2024
A+ Aa A-

I ftuar në emisionin e mëngjesit në Syri tv ka qenë deputeti i Partisë Demokratike Saimir Korreshi.

Ai ka komentuar zhvillimet e fundit pas kongresit të një dite me parë të Partisë Socialiste.

Saimir Korreshi: Mua mu duk si dëgjesë më shumë se kongres, pasi u dëgjua vetëm Rama edhe bëri atë të vetën. Asigja mor. Çfarë kongresi  ishte ai. Ai thjesht i mori me pëllëmbë të gjithë, u tha që jeni të gjithë të korruptuar dhe shikoni andej nga SPAK-u çfarë do bëni. Gjithsecili e ka adresën andej. Për mua ai po heq gjithë gardën e vjetër dhe po vë ca të tjerë që rrinë lepe – peqe. Përveç ministrisë së brendshme që vazhdojnë vrasjet, ministritë e tjera nuk është se kishin ndonjë përfolje ose ndonjë përplasje të madhe edhe në parlament. Kata që vijnë ndoshta i marrin përsipër që ti kenë më kollaj… ndonjë konçesion. Kanë ngel ca prona ushtrie që duhet të privatizohen tani, ka ngelur edhe ndonjë PPP ose ndonjë tender sekret pa bërë…. Dje më turpin më të madh është kthyer edhe si brigadier komunalje, edhe presidenti që del ditën e diel....

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco