Qeveria si çetë piratësh

Qeveria si çetë piratësh

23:42, 28/07/2024
A+ Aa A-

Nga Klodian Tomorri

Te ardhurat e buxhetit ishin ne fund te qershorit 230 milione euro me shume se e njejta periudhe e nje viti me pare. Konsolidimi fiskal vazhdon te fitoje moment, teksa borxhi publik pritet te ulet nen 58 per qind e Prodhimit Kombetar ne fund te ketij viti.

Buxheti financoi dy raundet e rritjes se rrogave ne sektorin publik pa presione te shtuara mbi financat e shtetit. Ne kushtet kur ministria e Financave nuk rezulton te jete perfshire ne ndonje skandal te madh korruptiv, pyetja qe lind natyrshem eshte; pse fluturoi koka e ministrit te Financave?

I njejti arsyetim vlen edhe me ndryshimet ne ministrine e Mbrojtjes. Te pakten publikisht, nuk dihet qe Niko Peleshi te kete ngecur ne rrjeten e ndonje skandali korruptiv gjate detyres si minister i Mbrotjes.

Sikletet e tij, te cilat pak kohe me pare e cuan ne deren e SPAK, jane me te hershme. Ato datojne nga koha kur drejtonte bashkine e Korces dhe lidhen tangent me inceneratoret. Por sic eshte bere e qarte tashme, inceneratoret ishin pune ne grup. Dhe per punet qe behen ne skuader, kryeministri nuk leshon njeri.

Atehere cili eshte motivi i largimit te dy ministrave, te cilet te pakten ne drejtim te korrupsionit ishin nder anetaret e qeverise qe i sillnin me pak kosto politike kryeministrit apo maxhorances? Pergjigja eshte paradoks.

Peleshi dhe Mete fluturuan pikerisht se paten frike te zhyteshin ne korrupsion. Ose me sakte te firmosnin ato qe kryeministri i quan pune ne skuader.

Dhe kur dikush pengon skuadren te jape me koncesion sistemin kombetar te pagesave, te zgjase kontraten e markimit apo tjetersimin e pronave te ushtrise, atehere ai del jashte skuadre. Dhe qe problemi te mos perseritet, zevendesuesit duhet te kene dhene prova qe nuk pengojne.

Porro Vengu sapo mbylli nje kontrate te fshehte 12 milione euro me negocim te drejteperdrejte ne Autoritetin Portual. Tashme ai promovohet per te zhbllokuar ngercin e privatizimit te pronave te ushtrise, te cilat Peleshi kishte frike t’i firmoste.

Petrit Malaj shkon nga AKBN per te cliruar projektet problematike qe Ervin Mete nuk i firmoste. Dhe teksa qytetaret do te ngopen keto dite me analizat politike qe sqarojne motivet e ndryshimeve ne qeveri, arsyeja eshte fare e thjesht. Ceta formohet sipas qellimit.

Edward Teach ishte kryepirati me famekeq ne historine e njerezimit. Sa here qe vendoste te plackiste ndonje qytet te madh dhe i duheshin me shume njerez, ai kishte vetem nje urdher per zevendesit e tij. Mua me duhet placka. Ju tani, gjeni piratet e afte per te plackitur. Nga Mjekerziu tek Mjekerbardhi, ndryshon vetem ngjyra e mjekrres. Por filozofia eshte e njejte.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco