Edhe Kryetari vetë e di që të aftët i largohen 'si djalli temjanit', por tanimë atij i kanë mbaruar edhe të paaftët!

Edhe Kryetari vetë e di që të aftët i largohen 'si djalli temjanit', por tanimë atij i kanë mbaruar edhe të paaftët!

22:45, 28/07/2024
A+ Aa A-

Irena Beqiraj/

Duke parë dje në darkë pamjet, ku Vlora turistike është mbuluar nga tymi kancerogjen i djegies së plehrave, mu faneps në gjumë Kryetari.

Nga podiumi i Kongresit, Kryetari që kishte hequr të zitë e ullirit për të promovuar ndërkombëtarisht turizmin, diku me atlete të bardha e diku duke dhënë mend si lider global turfullonte. Që turizmi te ishte i qëndrueshëm ai në vetë të parë mori përsipër t’ju kujtonte vlonjatëve që “në mos pranofshin të uleshin me këmbë në tokë të zbrisnin me cmimet te paktën në kat te dytë.

I mërzitur shkarkoi urgjent Kryetarin e Bashkisë Vlorë, Ministren e Mjedisit dhe Turizmit, Ministren e Infrastrukturës e cila ishte përgjegjëse për vënien në punë të incineratorit te Fierit.

M’u dhimbs Dredha, i cili kishte lenë Dubain për tu bërë Kryetar, duke premtuar që gjëma e djegies së plehrave që ndodhte cdo vit nuk do të përsëritej më. Nuk e meritonin këtë fund as dy ministret e pandara në promovimin e propagandës së qeverisë!

Me doli gjymi e u zgjova pa dëgjuar fjalimin e shumëpritur të Bora Muzhaqit. Qesha me vete dhe mendova: Asgjë nuk do të ndodhë!

Fundja edhe Kryetari vet e di që të aftët i largohen “si djalli temjanit” por tanimë atij i kanë mbaruar edhe të paaftët!

Thjesht ëndrra që nuk dalin !

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco