Çfarë tregon nguti i Ramës për të larguar sa më parë Ballën nga zyra e ministrit të Brendshëm?

Çfarë tregon nguti i Ramës për të larguar sa më parë Ballën nga zyra e ministrit të Brendshëm?

22:37, 28/07/2024
A+ Aa A-

Ditën e enjte dhe të premte Parlamenti në një seancë maratonë mbylli punimet për këtë sesion. Seanca e së premtes madje ishte zgjedhur edhe nga Lindita Nikolla për të deklaruar tërheqjen e saj nga posti i kryetares së Parlamentit të Shqipërisë.

Të gjithë deputetët e kanë ditur që Parlamenti po merr pushimet, përveç kryedeputetit të Rilindjes, Edi Rama, i cili kishte planifikuar lëvizjet të befta në qeveri.

Në kongresin e së dielës (28 qershor 2024) në fund të një fjalimi 1 orësh, Edi Rama i la me gojë hapur të gjithë rilindasit kur lajmëroi largimin e Taulnat Ballës, Niko Peleshit dhe Ervin Metes nga postet që mbanin. Praktikisht tre ministrat kryesorë të qeverisë. Nuk dihet ende arsyeja e saktë e largimit të Metes dhe Peleshit, por ajo e Taulant Ballës, edhe pse Rama nuk dha shpjegime, dyshohet se ndodhi për shkak të presionit të ndërkombëtarëve, pasi Balla është kapur në përgjime me telefonat sekret SKY – ECC, telefona sekret të përdorur nga narkotrafikantë ndërkombëtarë. Ky ka qenë shqetësimi i ndërkombëtarëve, por i Ramës duket se ka qenë një shqetësim tjetër.

 Dihet se Rama kur nuk do t’i dëgjojë ndërkombëtarët, gjen mijëra mënyra për të mos i dëgjuar, por në këtë rast të gjitha janë habitur se si i dëgjoi për Taulantin.

Zëra brenda rilindjes thonë se Rama u është bindur kërkesave, jo sepse Taulanti ka folë me narkotrafiknatë apo se ka vjedhur të dhenat sensitive të TIMS, se këto për llogari të tij i ka bërë, por ka dëgjuar biseda të gjata mes Ballës dhe Veliajt duke ‘komplotuar’ ndaj tij.

Kjo gjë e ka tërbuar dhe ka vendosur shkarkimin dhe largimin e menjëhershëm të Ballës nga zyra e ministrit të Brendshëm.

Aq serioze është situata sa Rama nuk pyeti fare që Parlamenti i kishte mbyllur punimet për këtë sesion. Por ka urdhëruar Bajram Begajn të dalë në punë ditë të diel që t’i firmosë menjëherë shkarkimin e ministrave dhe të hënën ka urdhëruar Parlamentin të mblidhet me urgjencë të votojnë ndryshimet në qeveri.

Në një situatë normale ndryshimet në qeveri mund të lajmëroheshin sot dhe në shtator votoheshin në Parlament. Një emergjencë e tillë, kur nuk jemi as në gjendje lufte, as në mes të ndonje emergjence tjetër, nguti i Ramës për të nxjerrë Ballën sa më parë nga zyra e ministrit përforcon ndryshimet se grupi i komplotistëve me në krye Erion Veliajn ka avancuar në axhendën e tij. Ose nuk përjashtohet as varianti i paranojave të Ramës, siç ndodh me çdo autokrat kur ndien se po i vjen fundi dhe mbërthehet nga paranojat, por më shumë ka të ngjarë varianti i parë.

Kështu nesër, Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet në një seancë të jashtëzakonshme për të miratuar ndryshimet në qeveri, të propozuar sot nga kryeministri Edi Rama në Kongresin e PS.

Të gjitha ndryshimet që prezantoi Rama

Elisa Spiropali – lë postin e ministres së shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin – Emërohet Kryetare e Kuvendit pas dorëheqjes së Lindita Nikollës

Taulant Balla – Largohet nga posti i ministrit të Brendshëm – Emërohet ministër i Marrëdhënieve me Parlamentin – Post i mbajtur deri sot nga Elisa Spiropali

Ervin Hoxha emërohet Ministër i Brendshëm – Post i mbajtur deri sot nga Taulant Balla. Hoxha aktualisht mbante postin e kreut të IKMT-së

Petrit Malaj – Emërohet Ministër i Financave – Post i mbajtur deri sot Ervin Mete. Malaj aktualisht mbante postin e kreut të AKBN-së

Pirro Vëngu –Emërohet  Ministër I Mbrojtjes  – Post i mbajtur deri sot nga Niko Peleshi! Vëngu aktualisht mbante postin e Drejtorit të Autoritetit Portual të Durrësit

Bledi Çuçi –  Ikën nga posti i kryetarit të grupit PS –  Emërohet Nënkrytetar i parlamentit, post i mbajtur deri sot nga Ermonela Felaj.

Niko Peleshi – Ikën nga posti i Ministrit të Mbrojtjes – Emërohet kreu i grupit PS.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco