Kongresi i sikterisjes së Lali Erit si punëtor komunalje

21:09, 28/07/2024
A+ Aa A-

Dikur Erion Veliaj ishte një ndër njerëzit më të afërt të Edi Ramës, njeriu që dinte se çfarë do të nodhte në parti e qeveri para se ato të ndodhin, kjo për faktin se Edi Rama e kishte të preferuarin e tij.

E mori nga rruga dhe i dha pushtet të jashtëzakonshëm në PS. Por Lali i Eri mesa duket u tregua i paduruar. Filloi të krijojë rreth, ose struktura paralele në parti dhe filloi të ngrejë sekma vjedhje ekskluzive të tijat për të krijuar pushtet ekonomik, të cilin së bashku me atë njerëzor do ta përdorte në momentin më të para që ta shihte të mundur kundër Edi Ramës për t’i marrë partinë.

E tillë ishte afrimiteti i Veliajt me Fatmir Xhafajn dhe me Taulant Ballën, si edhe guximi për të krijuar skemat e tij të vjedhjes, disa fish më të përparuara se ato të Ramës, si afera “5D”. Veliaj kraha investimit në njerëz brenda PS, skemave 100% të vjedhjes duket se nuk la pas dorë as kapjen e njerëzve të drjetesisë, ndoshta jo në nivel sa Rama, por edhe ai arriti të ketë njerëzit e tij në drejtesi aq sa t’i shtyhet sa të mundet vënia para përgjegjësisë, kjo edhe kundër vullnetit të Ramës.

Veliaj nuk ka lënë gur pa lëvizur edhe nga miqtë e përbashkët ndërkombëtar që ka patur me Ramën duke u kërkuar të ndikojnë sa të munden në gjetjen e një ujdie. Mirëpo Erion Veliaj, ndërkohë që bëhej gati t’i zërë vendin Ramës, ka harruar se në çfarë partie bën pjesë.

Në një parti që ka patur në gjithë historinë e saj mbi 70 vjeçare vetëm një përson, pari e njëshit, dhe cilido që ka guxuar të bëjë lojëra të rrezikshme siç tentoi Lali Eri ka përfunduar në rrugë.

E ky duket se ishte edhe qëllimi i kongresit të sotëm të Rilindjes, ku Edi Rama shkarkoi nga detyra njeriu i cili pati filluar të besojë së mund t’ia dalin së bashku me Lali Erin për t’i bërë komplot Ramës, ky njeri është Taulant Balla.

Shkarkimi i tij i beftë dhe pa dhënë asnjë shpjegim nga ana e Ramës tregon se kreu i organizatës së Rilindjes i ka dëgjuar tashmë me veshët e tij bisedat e Lali Erit dhe Taulantit në Sky-Encro (telefona specialë) për komplotin ndaj Ramës.

Sot Rama komunikoi ndryshimet në qeverinë e tij dhe të gjithë u habitën nga lëvizja e Taulant Ballës, përveç Veliajt, ai nuk u habit, por u tmerrua kur dëgjoi emrin. Kjo për faktin se ai di arsyen e shkarkimit të Taulantit.

Dhe në po të njëjtin fjalim që njoftoi shkarkimin e shokut të Erionit, Rama nuk la pa i çuar një mesazh të drejtpërdrejtë edhe atij vetë.

Në të vetmen herë që e përmendi e trajtoi si punëtor komunalje që merret me pjesën e varrmihësve dhe që do t’i tregonte Pandi Majkos adresat e njerëzve që largohen nga kjo botë.

"Pandeli Majko është i pavdekshëm, gjithmonë e kemi këtu. E kemi si dëshmitar për të gjitha ngjarjet. Kush e di se sa do ketë përcjellë Pandi në Sharrë e Tufinë se është mik me lali Erin dhe ia gjen varret aty ku do", u shpreh Rama.

Përmendja e Pandit si i pavdekshëm dhe trajtimi i Erionit si guidë varrezash e pezmatoi Veliajn, i cili ditët e findit pati menduar se u fal dhe nisi të aktivizohet më shumë publikisht dhe të tregojë një farë karshillëku ndaj rivalëve të vet brenda organizatës së Rilindjes, sikur donte t’u mburrjes se, ja ç’më bëri Rama, asgjë.

Pas këtij kongresi Lali Eri do duhet t’i lutet Ramës që ta caktojë cicëron vetëm të njëra prej varrezave, sepse Sharra dhe Tufina janë edhe larg nga njëra-tjetra dhe bëhet telef sa në një cep të Tiranës në tjetrin për t’i treguar Pandit të pavdekshëm të vdekurit.

Kongresi i sotëm i Rilindjes mund të quhet fare mirë edhe “Kongresi i sikterisjes së Lali Erit”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco