VIDEO/ Berisha: Sot foli Edi Rama, nesër flet Arben Ahmetaj. Ndaj dhe nesër del me të gjithë shëmtinë e vet, shpirti, morali i rilindjes dhe Ramës

21:10, 28/07/2024
A+ Aa A-

Kreu i PD-së, Sali Berisha u kujtoi qytetarëve në tubim dhe atyre që e ndiqnin në ekran, se nesër në SYRI TV do të flasë Arben Ahmetaj.

‘Sot foli Edi Rama, nesër flet Arben Ahmetaj. Ndaj dhe nesër del me të gjithë shëmtinë e vet, shpirti, morali i rilindjes dhe Ramës’, theksoi kryetari i PD-së, Sali Berisha në fund të fjalës së tij.

Pjesë nga fjala e kreut të PD, Sali Berisha:

Miqtë e mi!

Ky ishte kongresi i korrupsionit të PS-së.

I spiropalizimit të PS-së.

I metamorfozës së rilindjes.

Po dhe i hajdutëve të rinj që kanë pasion të çmendur për vjedhjen dhe mbështetjen e Edi Ramës në vjedhje.

Edi Rama sot njëlloj si Adolf Hitleri që ju thoshte gjermanëve muajt e fundit, se Rajhu do të zgjasë nja 1 mijë vjet, njëlloj si Enver Hoxha që u thoshte shqiptarëve se socializmi do të ecë mijëra vjet, sot u tha rilindësve se do të jemi edhe 100 vite në pushtet.

Miqtë e mi!

Le të zotohemi ne para shqiptarëve se Edi Rama do të ketë një dimër të ngrirë.

Se forcë në botë nuk na ndalon ne pa krijuar qeverinë teknike, zgjedhjet e lira, ndryshimin, ndryshimin e pushtetit, fitoren e opozitës.

Rrofshi ju, rroftë Shqipëria.

Miqtë e mi!

Pasi sot foli Edi Rama, nesër flet zëvendësi i tij, Arben Ahmetja.

Ndaj dhe nesër plotësohet plotësisht, del me të gjithë shëmtinë e vet karakteri, shpirti, morali i rilindjes dhe Edi Ramës.

Fitore, fitore, fitore.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco