VIDEO/ Berisha: Piro kokaina u emërua ministër Mbrojtje, sepse Sinaloa kërkon të sjellë në portet tona, nëndetëset e drogës

21:08, 28/07/2024
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë Demokratike, ka komentuar gjatë fjalës në tubimin qytetar edhe ndryshimet në ministritë kryesore. Duke folur për secilin prej zgjedhjeve të bëra nga Edi Rama, Berisha është ndalur veçanërisht tek ministri i ri i Mbrojtjes, Piro Vengu, pse Piro kokaina siç e quajti ai.

‘Piro kokaina u emërua ministër Mbrojtje, sepse Sinaloa kërkon të sjellë në portet tona, nëndetëset e drogës’’, deklaroi kryedemokrati Sali Berisha në fjalën e tij.

Pjesë nga fjala e kreut të PD, Sali Berisha:

Nuk ka nevojë të komentoj për Taulant Ballën se e kuptoni ju që ja flakën të tjerët.

Por tani kam disa fjalë unë, sepse mediat thonë se u emëruan kandidatura jo politike. Madje pati dhe ndonjë që tha të rinj. U emëruan hajdutë të klasit të parë.

U emëruan hajdutë dhe vetëm hajdutë.

Po marr atë të Financave. Petrit Malaj. Dëgjoni miq, ai kishte disa shkolla nuk mohoj, por problemi i tij ai kishte shkollën më të keqe që mund të ketë njeriu, shkollën e Belindës.

A e kuptoni se pse shkoi në Financa ai, ai shkoi se ka bërë shkollën e Belindës në AKBN.

Po në mbrojtje. Piro kokaina. Piro kokaina është njeriu që u mandatua për të g

arantuar pasazhin e plotë të kokainës në Portin e Durrësit dhe që kur ka shkuar Pirro aty dhe Taulanti në ministri, në Durrës kanë kaluar tonelata e tonelata dhe nuk është kapur asnjë kilogram kokainë.

Piro kokaina edhe ai është me shumë mbiemra. Mund të quhet edhe Piro Alabari. Sepse merret dhe u mor me operacionin e tmerrshëm korruptiv disa miliardësh të portit të Durrësit.

Por Piro Vengu, dale nga vijnë lidhjet.

Vjen nga ajo familje që firmoste me Kristaq Ramën, varjen në litar, ekzekutimin e kundërshtarëve politik në presidiumin e kuvendi famëzi popullor.

Jo, jo nuk është e thjeshtë.

Piro kokaina miqtë e mi, është një delinkuent i vërtetë. Ai njëlloj si Irena me 4 mbiemra është i dënuar në Greqi sepse ka braktisur shërbimin ushtarak, nuk është paraqitur për shërbim ushtarak.

A mund të imagjinoni ju miq, ministër Mbrojtje një njeri që ja ka mbathur dhe nuk ka kryer shërbimin ushtarak. A ka turp më të madh se ky.

Po pse shkoi ai në Mbrojtje thoni ju. Shkoi sepse Sinaloa kërkon portet për nëndetëset e drogës. Kërkon të sjellë drogën me nëndetëse në brigjet tona dhe duhet të jetë ky, Piro Vengu, Piro kokaina për të garantuar këtë krim të shëmtuar.

Po ai tjetri, Ervin Hoxha.

A e dini ju, ai është shkarkuar me firmë dhe urdhër të Edi Ramës nga detyra.

Si ndodhi thoni ju. Ua them unë. Ishte kryetar i hetimit tatimor dhe shkon e ulet në një resort turistik në Sarandë, zhdepet gjithë natën duke ngrënë dhe në mëngjes ikën pa paguar.

Ankohen si përfundim, Edi Rama thotë ky na e mori fytyrën dhe e shkarkon.

Pra u shkarkua për një darkë që nuk e pagoi dhe emërohet ministër.

Imagjinoni ju se çfarë ka paguar ky dhe çfarë fuqie ka ky i shkarkuari për korrupsion. Ky është famoz.

Ka qenë dhe nëndrejtori i policisë rrugore. E shtriu ryshfetin në çdo kilometër rrugë. Të nderuar anëtar të medieve dhe të respektuar. Këta janë anëtarët e rinj me të cilët u hap Edi Rama. Këta janë jopolitikët që rekrutoi Edi Rama.

Këta janë hajdutë me çizme, secili prej tyre.

Po Mete pse iku. Iku si mec i Arben Ahmetaj, po iku se e kishte mbajtur si manar me vete Arben Ahmetaj dhe e hoqi atë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco