VIDEO/ Berisha: Në luftë me shqiptarët është Edi Rama, PD bashkë me shqiptarët është në luftë me këtë të keqe të madhe

21:03, 28/07/2024
A+ Aa A-

Lideri i opozitës ka akuzuar Edi Ramën se është në luftë të përditshme me shqiptarët, ndërsa PD bashkë me shqiptarët është në luftë me të keqen më të madhe, Edi Ramën.

‘Në luftë me shqiptarët është Edi Rama, PD bashkë me shqiptarët është në luftë me këtë të keqe të madhe, Edi Ramën’, tha Berisha.

Pjesë nga fjala e kreut të PD, Sali Berisha:

Pra miqtë e mi, nuk ka asnjë betejë të shqiptarëve kundër shqiptarëve, sot ka vetëm një individ me një grusht të vogël rreth tij, që u ka shpallur luftë shqiptarëve.

Ai është Edi Rama që shqiptarëve u vjedh votën.

Në luftë kundër shqiptarëve është vetëm Edi Rama që prej 12 vitesh i grabit ata në mënyrë të pamëshirë.

Në luftë kundër shqiptarëve është vetëm Edi Rama i cili ktheu mbrapa historinë dhe zhvillimin, çoi arsimin tonë 25 vite mbrapa.

Luftë kundër shqiptarëve ka bërë dhe bën Edi Rama i cili u angazhuar për ndarjen dhe copëtimin e Kosovës, i cili u angazhua me të gjithë ligësinë dhe shpirtin e tij antikombëtar në sanksione kundër Kosovës dhe vëllezërve tanë shqiptarë në Kosovë.

Në luftë kundër shqiptarëve është vetëm Edi Rama që ka krijuar drejtësinë e Dumanëve, Gjokave me 4 mbiemra, ju ka mohuar shqiptarëve drejtësinë, ka vendosur burgjet politike, proceset politike në Shqipëri.

Në luftë me shqiptarët është Edi Rama, që i privon fëmijët e këtij vendi me politikat që ndjek, nga tre vakte ushqim në ditë, që i privon të sëmurët nga ilaçet shpëtimtare për jetën e tyre.

Që privon pensionistët, por edhe rrogëtarët nga shpërblimet më minimale, për jetë normale.

Në luftë me shqiptarët është Edi Rama që në 12 vite ndërton rrugë me çmime 8-10 herë më të larta se në Europë, sepse vjedhe 80-90% të investimit.

Është Edi Rama në luftë me shqiptarët, sepse zhduken pa nam dhe nishan, në kontot e tij bankare dhe të Erion Veliajt 136 mln euro djegësi i Tiranës.

Sepse Porti i Durrësit do të shndërrohet në parajsën e tij. Porti i Durrësit një pasuri shumëmiliardëshe e qytetarëve shqiptarë, shndërrohet në begati, parajsë personale të tij dhe arabit miliarder.

Turizmi ky potencial i jashtëzakonshëm i këtij vendi që ja ka dhënë natyra, është shndërruar mallkim për qytetarët shqiptarë, si për asnjë qytetar tjetër në Europë dhe botë.

Për çdo turist, qytetari më i varfër i Europës fiton gjithsej 4 euro në të ardhurat tatimore. Dhe po në të ardhurat e tij tatimore, taksat që paguan, shpenzon për çdo turist 215 euro.

Krim i shëmtuar.

Kurse baronët e drogës, pronarët e resorteve pasurohen, shpërblejnë Edi Ramën.

Pra në luftë me shqiptarët është Edi Rama, PD bashkë me shqiptarët është në luftë me këtë të keqe të madhe.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco