VIDEO/ Berisha: Rama volli vrer ndaj opozitës njëlloj sikur aty të ishte ulur Spiro Koleka apo Kristaqi që firmoste varjen e disidentëve

21:00, 28/07/2024
A+ Aa A-

Gjatë fjalës në tubimin qytetar, kryedemokrati Sali Berisha komentoi edhe sulmet e Edi Ramës ndaj Partisë Demokratike dhe opozitës.

Sipas Berishës, ‘Edi Rama volli vrer ndaj opozitës njëlloj sikur aty të ishte ulur Spiro Koleka, daja i tij biologjik apo Kristaqi që firmoste varjen e disidentëve’

Pjesë nga fjala e kreut të PD, Sali Berisha:

Miqtë e mi!

Si pasardhës i një xhelati të diktaturës Hoxhiste, nuk mund të kishte fjalë tjetër për opozitën, veç se ato që tha.

Në përroin e tij psikik, opozita sipas tij është një cisternë helmi dhe pluralizmi është një helm dhe volli vrer njëlloj sikur të ishte ulur aty Spiro Koleka, daja i tij biologjik apo Kristaqi që firmoste varjen e disidentëve, ndaj opozitës.

Deklaroi se opozita ka mbjellë që në themelim me pluralizmin, luftën shqiptarit, kundër shqiptarit.

Miqtë e mi!

Për disa që kanë qenë aktiv në vitet ’90, ju kujtohet se argumenti kryesor kundër pluralizmit që sillnin etërit e Edi Ramës, ishte përçarja kombëtare. Se na e përçanë kombin ne.

Pas 33 vitesh, Edi Rama parashtron dhe del para shqiptarëve me tezën e ndasisë politike që sjell opozita në Shqipëri. Ky është një qëndrim armiqësor, antidemokratik ndaj pluralizmit politik dhe demokracisë në Shqipëri.

Në një kohë kur PD ka patur dhe ka si kryefjalë të veten bashkimin dhe unitetin e shqiptarëve, pa dallim bindjesh, status, gjinie, moshe. PD-ja është e angazhuar në bashkimin e shqiptarëve kundër narkoshtetit që dëboi rreth 40% të shqiptarëve nga Shqipëria.

Është e angazhuar me shqiptarët në betejën kundër krimit të organizuar që ka vrarë dhe vret shqiptarët e pafajshëm.

Është e angazhuar së bashku me shqiptarët në betejë kundër qeverisë më të korruptuar të kohërave që ka kthyer pasuritë e shqiptarëve në një mallkim për shqiptarët.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco