Paloka: Rama vazhdon e kopjon Enverin, diktaturës i thyhen brinjët, nuk rrëzohet vetë

Paloka: Rama vazhdon e kopjon Enverin, diktaturës i thyhen brinjët, nuk rrëzohet vetë

19:55, 28/07/2024
A+ Aa A-

Nga Edi Paloka

Shtet që bëhet gjithnjë e më qesharak por dhe më kriminal.

Rama vazhdon të kopjojë Enverin në mënyrë groteske.

Diktatori çdo dekadë zbulonte nga një grup armiqësor dhe ju hidhte atyre gjithë të zezat që ai vetë ju kishte bërë shqiptareve. Pastaj zëvendësonte disa kriminelë injorantë me disa të tjerë edhe me kriminelë e injorantë, por që shqiptarët thjeshtë nuk i njihnin ende …

Nuk doja të komentoja këto dite kur shihja reagimet e ndryshme lidhur me ndryshimet në Kodin zgjedhor. Po ajo që vura re me shqetësim, është se shumë prej demokratëve për fat të keq nuk janë ende të qartë!

Po shkruaj këtu, jo më shumë se çfarë ju kam thënë dhe kolegëve të mi në kryesi dhe grup parlamentar:

Të mendosh se Rama  (që bëri gjithçka për një Kod Zgjedhor totalisht diskriminues për opozitën) do të japë vullnetarisht të drejtën, do të thotë të jesh naiv! Po me tej; të mendosh që Ramën do e rrëzojmë duke ndryshuar Kodin Zgjedhor është shumë më shumë se naivitet…

Diktaturat edhe kur janë diskretituar totalisht, edhe kur kanë arritur në nivele qesharake të shtetit si ky i Ramës, nuk rrëzohen vetë.

Diktaturës ose i thyhen brinjët ose prit të të thyejë brinjët!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco