Basha i mërzitur se Rama i hoqi Taulant Ballën, i qan hallin se tani nuk ka kush ta kundërshtojë...

Basha i mërzitur se Rama i hoqi Taulant Ballën, i qan hallin se tani nuk ka kush ta kundërshtojë...

19:29, 28/07/2024
A+ Aa A-

Lulzim Basha është shfaqur tepër i mërzitur pas ndryshimeve të fundit që Rama ka bërë në kabinetin kryeministror duke reaguar menjëherë dhe shfaqur hapur sëkëlldinë e tij.

Luli është bërë merak se Rama hoqi nga posti i ministrit të Brendshëm tutorin e tij, Taulant Balla, dhe i ka qarë hallin PS se tani Ramën nuk ka kush ta kundërshtojë më brenda partisë.

Por në fakt Luli nuk ka aspak hallin e Ballës, por ai po sheh se Rama pasi i përdori të dy, Ballën dhe Bashën i hodhi tej si limona të shtrydhur, ashtu siç në fakt ka vepruar me çdo njeri pakarakter të cilin e ka përdorur sa ka mundur dhe e flakur tutje.

Është e provuar tëshmë me takimin e famshëm të shtëpia e mikes së përbashkët afrimiteti Balla – Ballasha, kur Rama e çonte këtë të fundit në takime skutave për ta përdorur për marrjen peng të simboleve të Partisë Demokratike.

Tani që tutori i tij u hodh tutje nga Rama, me gjasë të njëjtin fat do të ketë shumë shpejt edhe Erion Veliaj, e ka mërzitur së tepërmi Lulin dhe ka filluar të qajë hallin e PS se nuk do ketë më debat të brendshëm, a thua se deri më sot në atë parti ka patur debat.

Më 3 dhjetor 2022, në Syri Tv, në emisionin b“Çim Peka Live” u publikua një video në të cilën dukej qartë një takim i fshehtë mes Lulzim Bashës dhe Taulant Ballës. Në pamjet e marra nga kamerat e sigurisë pranë një pallati në Tiranë, shihej qartë momenti kur Basha dhe Balla mbërrijnë në një apartament që sipas të njëjtave burime figuron pronë e një bashkëpunëtoreje të tij.

Lexo edhe: EKSKLUZIVE/ SYRI TV publikon VIDEON e takimit të fshehtë Basha-Balla

Është ora 18:04 minuta e pasdites së 3 dhjetorit të 2022 kur Lulzim Basha mbërrin me një automjet tip “Jeep” me targa AA 751 MO, makinë e njërit prej bashkëpunëtorëve të tij dhe jo e tij (ndoshta për të shmangur rënien në sy). Takimi përkonte më kulmin e debatit për zhvillimet në PD, për vulën e demokratëve dhe më pas u mor ai vendim që dihet tashmë.

Në orën 18:04 minuta, Lulzim Basha futet në banesën e caktuar për takimin. Në 18:27 minuta, mbërrin edhe Taulant Balla. Taulant Balla largohet i pari, nga banesa ku u mbajt takimi, në orën 19:26 minuta, duke marrë ashensorin.

Tani Luli mund të ketë më shumë kohë të takohet me Taulantin, pasi ky i fundit ministër i papunë dhe s’ka pse mërzitet kaq shumë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco