Klosi: Nesër mblidhet grupi parlamentar, do të diskutohen ndryshimet në qeveri

Klosi: Nesër mblidhet grupi parlamentar, do të diskutohen ndryshimet në qeveri

18:13, 28/07/2024
A+ Aa A-

Sekretari i përgjithshëm i PS-së, Blendi Klosi ka mbajtur fjalën e tij para mediave pas procesit të votimit të Asamblesë së re të Partisë Socialiste.

Klosi iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve, ku tha se ndryshimet në qeveri janë ekskluzivitet i kryeministrit.

Ai gjithashtu shtoi se nesër në orën 08:00 grupi parlamentar i PS-së do të mbajë mbledhjen e radhës ku do diskutohen ndryshimet e reja.

‘Jemi 12 drejtues qarqesh. Të 12 ishin të involvuar në këtë proces. Të gjithë drejtuesit politik ndoqën procesin e rienergjizimit. Rezultati i procesit ishte dhe falë drejtuesve politik. Bëni pyetje pa kuptim. Jemi pjesë e grupeve të shkëlqyera të punës.

Për sa i përket ndryshimeve në qeveri janë ekskluzivitet i kryeministrit. Ndryshimet janë pjesë e një ekipi, pozicionohen në pjesë të ndryshme, kemi një trajner ne që na ka nxjerrë fitues.

Sa i përket grupit parlamentar, nesër në 8 të mëngjesit kemi një mbledhje të grupit ku do diskutohen edhe ndryshimet,’ tha Klosi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco