VIDEO SYRI TV/ Qeveria e drejtorëve, a ishin ndryshimet e Ramës kaq të papritura për të gjithë

18:08, 28/07/2024
A+ Aa A-

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar në mënyrë surprizë ndryshime në kabinetin qeveritar si dhe në Kuvendin e Shqipërisë. Shefi i qeverisë ka larguar Taulant Ballën nga posti i Ministrit të Brendshëm duke e zëvendësuar atë më drejtorin e IKMT-së Ervin Hoxha. Po kështu janë larguar ministrat e mbrojtjes dhe financave Niko Peleshi dhe Ervin Mete të cilët u zëvendësuan nga Pirro Vëngu dhe Petrit Malaj. Nga ana tjetër Edi Rama njoftoi propozimin e Elisa Spiropalit për detyrën e lartë të Kryetares së Kuvendit.

Nga SYRI TV

Kryeministri Edi Rama ka zëvendësuar në mënyrë të papritur disa prej portofoleve kryesore të kabinetit qeveritar të drejtuar prej tij.

Taulant Balla është shkarkuar nga detyra e Ministrit të Brendshëm dhe është emëruar në postin periferik të ministrit të Marrëdhënieve me parlamentin.

Në vend të Taulant Ballës, në detyrën e Ministrit të Brendshëm është emëruar kreu i IKMT-së Ervin Hoxha.

Në postin e Ministrit të Financave është emëruar kreu i Agjensisë Kombëtare të Burimeve Natyrore, Petrit Malaj i cili zëvendëson Ervin Meten.

Po kështu Niko Peleshi është shkarkuar nga detyra e Ministrit të Mbrojtjes dhe është zëvendësuar nga drejtori i Portit të Durrësit Pirro Vëngu.

Ndryshimet surprizë në kabinetin qeveritar u njoftuar në fund të fjalës 80 minutëshe të Kryeministrit Rama gjatë Kongresit të Partisë Socialiste.

Po kështu Edi Rama ka njoftuar edhe ndryshime të forta në Parlament.

Në vend të Lindita Nikollës, e cila u dorëhoq pak ditë më parë, posti numër 2 i shtetit, i është besuar Elisa Spiropalit e cila u propozua për detyrën e Kryetares së Kuvendit. Rama njoftoi edhe emrat qe do të drejtojnë grupin parlamentar socialist, kryetar i të cilit do të jetë Niko Peleshi si dhe atë të nënkryetarit të ri të Kuvendit, i cili është Bledi Çuçi.

Ndryshimet në qeveri dhe parlament duket se ishin të papritura edhe për protagonistët e shkarkuar apo të emëruar.

Kjo u duk nga hutimi që përfshiu Niko Peleshin i cili nuk dinte si të përgjigjej kur u pyet nga gazetarët nëse kishte patur dijeni për largimin e tij nga qeveria.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco