VIDEO/ Ndryshimet ne qeveri, Bushati: Nuk ka klane në PS dhe në qeveri, aty sundon vetëm Edi Rama

17:28, 28/07/2024
A+ Aa A-

Analisti Andi Bushati gjatë një interviste në Edicionin e Pasdites SYRI TV, ka folur për kongresin e PS-së dhe për ndryshimet në qeveri.

Gjatë bisedës me moderatorin Edvin Parruca, Bushati u shpreh se, në PS dhe në qeveri nuk ka klane, por ka vetëm një njeri që vendos, i cili është Edi Rama.

Ne sot kemi një qeveri Rama 1 që ‘fitoi’ në 2017 dhe po rezulton se tre çereku i saj paskan qenë hajdutë.

Ne kemi një qeveri Rama 3 që i bien kolonat kryesore të qeverisë dhe thotë se do të fitojmë zgjedhjet pranverën e ardhshme. Pra këtu kur një qeveri e gjitha me hajdutë shpallet fituese, dhe një qeveri me njerëz që ikin, duke u thënë se kanë bërë mirë punën e tyre, pretendon prap fiton, këtu do të thotë se nuk kemi të bëjmë më me zgjedhje. Këtu jemi në një frazë tek sundimi i një njeriu të vetëm.

Ikën Balla, vjen Spiropali, vjen Niko Peleshi dhe vjen Lindita, ka zero rëndësi.

Në atë parti janë iluzione të thuash ka klan balluqesh e klan lalësh. Atë parti e sundon vetëm një njeri i vetëm. A duhej folur në kongres, a duhej të ishte ndonjë kritikë. Jo mo jo.

Në këtë kuptim nuk mund të flasim me aluzione se po forcohet krahu i Ballukut apo po këputet një krah tjetër. Aty kemi të bëjmë me ushtarë të Edi Ramës.

E vetmja që nuk kuptoj është, se çfarë është ky vullnet për të njollosur kongresin.

Tani vullneti pervers dhe narcist i Ramës ka arritur deri në atë pikë, që do të tregojë se unë po e përdhunoj këtë parti. Unë mbledh kongres për ti shpallur fermanet e mia, e jo një kongres për të diskutuar se kush është më e mira për partinë’, tha Andi Bushati në SYRI TV.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco