‘Asnjë ndryshim në qeveri’/ Salianji: Skandali i sistemit TIMS shkarkoi politikisht dy ministra

‘Asnjë ndryshim në qeveri’/ Salianji: Skandali i sistemit TIMS shkarkoi politikisht dy ministra

16:42, 28/07/2024
A+ Aa A-

Asnjë pritshmëri, thekson deputeti demokrat Ervin Salianji, nuk do të dilte nga Kongresi i PS, referuar ndryshimeve që Rama bëri në qeveri.

Përmes një statusi në rrjetet sociale, Salianji thotë se në PS vijon e njëjta mendësi totalitare, duke ndryshuar një pjesë të kabinetit vetëm për makiazh dhe interesa okulte dhe asnjë kriter performance apo llogaridhënie.

Reagimi i deputetit, Ervin Salianji: 

Asnjë ndryshim në qeveri! E njëjta mendësi totalitare, i njejti miksim i përzierjes së punëve të shtetit me partinë, duke çimentuar partinë-shtet! E njëjta metodologji përçmimi për interesin publik, duke ndryshuar emra dhe fytyra vetëm për makiazh dhe interesa okulte dhe asnjë kriter performance apo llogaridhënie! 

I njëjti interes bën që gjetjet e Komisionit Hetimor për TIMS të zbresin shkarkojnë politikisht dy ish ministrat Balla dhe Çuçi,jo se u shkatërrua “TIMS” por menaxhimi i keq i vjedhjes dhe manipulimit të sistemit TIMS duket që nuk u kapërdi.

Gjetjet e shkeljeve në emërime, manipulimi, ndërhyrja, aksesi i pautorizuar dhe paaftësia e ministrave për ti fshehur këto abuzime i çoi të dy në gijotinë politike!

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco