Këlliçi: Aleatët e ngushtë politik të Veliajt u degraduan, me sa duket s'i ka punët shumë mirë

Këlliçi: Aleatët e ngushtë politik të Veliajt u degraduan, me sa duket s'i ka punët shumë mirë

16:33, 28/07/2024
A+ Aa A-

Anëtari i Kryesisë së PD, Belind Këlliçi i sheh ndryshimet në qeverinë e Ramës në kongresin e sotëm socialist, si shuplakë ndaj Erion Veliajt.

Përmes një statusi në rrjetet sociale, Këlliçi thotë se të gjithë ata aleatë të ngushtë politikë  të Veliajt, u degraduan nga Rama.

‘Spostimin’ e Veliajt nga postet e sigurta drejtuese në PS, Këlliçi e lidh me faktin se kryebashkiaku i Tiranës nuk i ka punët mirë në radhët e partisë, edhe për shkak të përfshirjes së tij në skandalin e incineratorit të Tiranës dhe Dosjen '5D'.

Reagimi i Belind Kelliçit:

Taulant Balla, si shok i ngushtë dhe aleat politik i Veliajt, sot kryu punë dhe u degradua politikisht!

Bled Çuçi, që mori publikisht në mbrojtje Veliajn para pak ditësh në emër të Grupit të PS, u degradua përfundimisht!

Ermonela Felaj, që u mbylli mikrofonin Deputetëve të PD kur i bënin pyetje Dumanit për Veliajn, u godit si shokët!

Ervin Mete, pasuesi i Veliajt në G99 dhe promovimi i tij personal, u zhduk pa asnjë gjurmë!

Fatmir Xhafaj, Deputeti i 5D, komunist dhe mentori i Veliajt, që ishte mprehur për të disatën herë për tu rikthyer si Ministër Drejtësie, do vazhdojë mprehjen, sërish i dhj… por krenar!!!

Përfundimi?!

Me sa duket Erion Veliaj, pronari faktik i inceneratorit Tiranë dhe kreu i Grupit të Strukturuar Kriminal 5D, i ka punët shumë mirë!!!

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco