VIDEO/ Kraja: Tentativë e Ramës për të frenuar opozitën në kërkesat e saj për qeveri teknike

16:15, 28/07/2024
A+ Aa A-

Shefi i Kabinetit të Kryetarit të PD, Sali Berisha, Akil Kraja thotë se në Kongresin e PS, nuk u fol për rritjen e pagave dhe as për shpopullimin e vendit tonë.

I ftuar në Edicionin e Pasdites në SYRI TV, me moderator Edvin Parruca, Kraja tha se kongresi nuk sjell risi, përpos një pushteti të kalbur nga krimi dhe pandëshkueshmëria.

‘Nuk u fol për rritjen e pagave. Një Shqipëri që u popullua nga njerëz të ardhur nga Bangladeshi, ku po ndërtohen kampe. Pavarësisht dhunës që po i bëhet liderit të opozitës, Sali Berisha që është antikushtetuese, opozita duhet t’i dalë ballë për ballë kësaj qeverie, një kaste që duatroket një autokrat të lidhur me krimin, e jo vetëm por edhe e përfshirë  me kartelët e drogës ndërkombëtare.  Është një kongres që nuk sjell risi, por një pushtet të kalbur nga krimi dhe pandëshkueshmëria. Arrogancë e jashtëzakonshme e socialistëve përballë SPAK, siç është Veliaj, shkojnë e dalin si mburojë krah ministrave dhe lidershpit që janë të përfshirë në skandale’.

Sa i përket ndryshimeve të bëra nga kryeministri Rama në Kongresin socialist, Kraja i cilësoi një tentativë të dështuar për të frenuar kërkesat e opozitës për qeveri teknike.

‘Zgjedhje te lira me Ramën në qeveri nuk ka. Edi Rama vendos kush fiton, ndërhyn deri aty se kush do të dalë në fletën e votimit. Ai do të bëjë gjithçka për tjetërsimin e  votës se diasporës,  që të vidhet e cungohet për të siguruar mazhorancë. Kjo lëvizje e Ramës, që vendos ministra me background teknik, tentativë e dështuar pë të frenuar kërkesat e opozitës për qeveri teknike. Ballën e bëri zëvendësministër teknik, edhe pse ishte përfshirë në skandalin e TIMS dhe skandale tjera. Do të ketë historira dhe për këtë të riun, do e shihni.  Tentativë e Ramës për të frenuar opozitën të fitojë, tentativë e dështuar për t’i treguar partnerëve ndërkombëtarë që s’ishte nevoja për qeveri teknike, se i rregullova këto problematika. Presioni i tij është në rritje. I takon opozitës për të komunikuar me qytetarët se ne jemi alternativë reale’.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco