Përgjimet e SKY dhe Encro heqin Ballën nga ministër i Brendshëm

Përgjimet e SKY dhe Encro heqin Ballën nga ministër i Brendshëm

15:08, 28/07/2024
A+ Aa A-

Kreu i organizatës së Rilindjes, Edi Rama, është detyruar të shkarkojë nga detyra besnikun e tij, Taulant Balla, njeriun që i mbante lidhjet me bandat kriminale, nga ministër i Brendshëm.

Taulant Balla u emërua nga krye të ministrisë për të shkrirë në një bandat me policinë e shtetit dhe përdorimin e këtyre për vjedhjen e shqiptarëve dhe vjedhjen e votave.

Taulant Balla ka dalë në dosjen “Matamorfoza” ku është evidentuar nga shërbimet partnere, belge dhe franceze  si përdorues i telefonave SKY-Encro me anë të të cilave faktohen lidhjet e tij me narko-trafikun dhe bandat kriminale.

Me njëherë pas ardhjes në krye të ministrisë së Brendshme, 1 vit më parë, Taulant Balla urdhëroi grabitjen e të dhënave të sistemit TIMS, ku përveç informacioneve për bandat që u zhdukën, u morën edhe të dhëna sensitive për shërbimet e huaja partnere në Shqipëri.

Pas ndërhyrjes, Ambasada e SHBA-ve në Tiranë reagoi ashpër dhe bëri me dije se kjo ndërhyrje cënoi rëndë partneritetin mes dy vendeve.

Mesa duket partnerët nuk ia kanë harruar Ramës emërimin e njeriut të bandave në krye të ministrisë së Brendshme dhe, sipas burimeve për Syri, i kanë bërë presion për shkarkimin e tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco