VIDEO- Rrëshqet Rama/ I tmerruar nga intervista e Ahmetajt, i shkon gjuha në prapanicë…

15:05, 28/07/2024
A+ Aa A-

Kryesocialisti Edi Rama e ka kapur paniku, teksa Syri Tv pritet të transmetojë një intervistë të dytë të Arben Ahmetajt, ish numri dy i qeverisë së Ramës.

Përpara delegatëve socialistë, Rama i tmerruar nga Ahmetaj, nuk ngurron ta shigjetojë me lloj-lloj epitetesh, atë që deri dje e ka patur krahun e tij më të besuar në qeveri në dy mandate.

Me një gjuhë trupi aspak normale, dhe me një fjalor po ashtu aspak normal në systë e teleshikuesve që e ndiqnin në mesin e ditës, Rama nuk përmban dot veten nga ku e paralajmëron Ahmetajn se kërcënimet e tij me intervista nuk i pinë më ujë.

‘Me minj që dalin nga vrima si tigra sy shqyer, nga presioni që i bën në stomak kaçkavalli i  mykur apo me qime prapanicash. Të më falë prapanica për shprehjen që bëjnë si lajmëtarët e qametit nuk pi ujë me shqiptarët. Zero, zero!’

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco