Rama më keq se Enveri, kërkon ta vjedhë Shqipërinë për 100 vjet: S’na ndalon askush të rrimë në pushtet

Rama më keq se Enveri, kërkon ta vjedhë Shqipërinë për 100 vjet: S’na ndalon askush të rrimë në pushtet

14:09, 28/07/2024
A+ Aa A-

Kryeministri Edi Rama duket i pangopshëm me pushtet, teksa sipas tij, nuk ka asnjë problem që një parti të udhëheqë edhe për 100 vjet, njësoj si në monizëm.

Gjatë fjalës së mbajtur në Kongresin e PS-së, Edi Rama tha se jo 50 vjet, por nuk kasnjë problem të rrinë dhe 100 vjet, pasi nuk i ndalon askush. Ai tha më tej se në vitin 2013 kanë ngritur makinë elektorale që kanë marrë vetëm fitore.

'E ndërsa ne të tjerë këtu do të jemi të tërhequr në organizatat e katundeve, Rinia e e Majko do duhet ta mbajë PS-në në udhëheqje. Do të thoni pse sa do të rrimë ne në pushtet, 50 vjet? Po pse të mos rrimë 100?! Kush na e ndalon? Ja sheshi ja mejdani ja dhe Muço kapedani, thoshte Ethem Ruka. Po u lodh partia, nuk vrapon qeveria, po vrapo partia qeveria s’ka rrugë tjetër. Programet janë të gjithë. Të tjerët janë më të bukura se ne, se kush nuk ka gjë në dorë mund të premtojë qiellin e tokën. Në vitin 2013 ngritëm makinën elektorale që nuk ka njohur më asnjë humbje duke marrë 9 fitore rrresht, në zgjedhjet e ardhshme duam të marrim notën 10. Dua një fitore politikisht të madhe në raport me vetveten. Dua që të jetë pasqyra që shqiptarët të shikojnë shpresën, ambicien, fuqinë, për ta ngjitur Shqipërinë në majëln e bukur të 2030, që në vitin 2013 e shikonim aq larg, teksa tani e shohim aq afër sa arrijmë ta prekim',  tha Rama.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco