Ministrja e ‘Fëmijëve’ e Ramës e pranon me krenari, Muzhaqi: U bëra e famshme nga memet

13:41, 28/07/2024
A+ Aa A-

E vetëdijshme për gafat që ka bërë, ministrja e Ramës e tha me krenari dhe siguri se u bë e famshme, falë memeve të lëshuara prej saj në daljet publike dhe para kamerave.

“Më pas mu dha një detyrë, e më tej një ndër i madh i përfshirjesh në qeverinë e Edi Ramës. U bëra e njohur fillimisht nga memet e krijuar prej emocioneve kur dilja përballë kamerave dhe kisha përballë sallën e parlamentit. Herët e para, për të qenë e sinqertë më dukeshin si gryka zjarri të një skuadre pushkatimi. Por nuk më mungoi asnjëherë mbështetja e km që më thoshte ti bëj punë, me kamerat do mësohesh natyrshëm. Dhe kështu ndodhi. Sot më është besuar një detyrë, që e kam shumë për zemër, e kujdestares së platformës së deputetit që duam, ku edhe ne emër të kryetarit të PS, por edhe skuadrës i sigurojmë ata që duan të hedhin hapin për të kërkuar të jenë pjesë e skuadrës PS 2025 do trajtohen sipas meritës. Këtë herë platforma është më e pasur, por me vështrim nga Shqipëria 2030”, tha Bora Muzhaqi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco