Kongresi i PS, mbërrijnë ministrat dhe delegatët

Kongresi i PS, mbërrijnë ministrat dhe delegatët

11:02, 28/07/2024
A+ Aa A-

Partia Socialiste mbledh sot Kongresin, organin më të lartë vendimmarrës në parti. Ministrat e kabinetit qeveritar kanë mbërritur në Pallatin e Kongreseve, ku punimet pritet të nisin rreth orës 11:00.

Ndërkohë, pjesa më e madhe e delegatëve janë mbledhur me herët dhe po kryejnë procesin e verifikimit.

Mbetet për tu parë nëse kryeministri do të thotë emrin e pasueses së Lindita Nikollës e cila dha dorëheqjen nga posti i kryetares së Kuvendit në seancën e fundit të sesionit parlamentar të këtij viti (26 korrik), për shkaqe të cilat i deklaroi ‘shëndetësore“.

Pas fjalimeve do të nisë votimi për anëtarët e rinj të Asamblesë e cila si cështje primare do të ketë zgjedhjen e sekretaritit të ri të PS-së i shkarkuar nga Rama prej korrikut 2023.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco