Rama teston opinionin përmes Metit për ‘mamicën’ kryeparlamentare

Rama teston opinionin përmes Metit për ‘mamicën’ kryeparlamentare

21:09, 27/07/2024
A+ Aa A-

Rama teston opinionin për ‘mamicën’ kryeparlamentare

Një gjë është komode për Edi Ramën, ndërrimi i një servili me njëtjetër në postet kyçe të shtetit, Rilindja është e mbushur plot e për plot me servilë e puthadorë të kryetarit të Partisë Socialiste.

Pas largimit të papritur të Lindita Nikollës, një bashkëpunëtore e vjetër dhe e bindur e Ramës, megafoni mediatik i kryeministrit, Met Veliu, ka hedhur në publik pretedentët për kryetar të Parlamentit.

Duke e ditur që Meti s’guxon të hedhë në publik emra pa leje të Ramës, ky i fundit mesa duket po teston si mund ta presë publiku dhe rilindasit ‘mamicën’ (Elisa Spiropalin) për kryetare Kuvendit. 

Në një lajm publikuar në Top Channel, gazetari Muhamed Veliu fillimisht, ndoshta nga shpejtësia anonçoi vetëm emrin e ‘mamicës’ për kryrtare parlamenti, por më vonë, çuditërisht ka shtuar edhe Çuçin. Kjo mesa duket pasi nuk do ta ketë dëgjuar mirë porosinë.

Sipas lajmit të TCH Spiropali dhe Çuçi janë dy emrat që Rama po mendon për të zëvendësuar Nikollën.

Të dy i plotësojnë kushtet si njerëz të bindur të tij, por ‘mamica’ ka një avantazh të fortë ndaj Çuçit pasi është e para që ka zbuluar se Rama është Skënderbeu i kohëve moderne. 

Sido të jetë, nesër Skëndebeu do ta bëjë publik vetë emrin e kryetarit të ri të Parlamentit, dhe ‘mamica’ sonte do të kalojë një natë me ëndrra

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco