SYRI TV/ Hetimet për mashtruesit me Call - Centera, SPAK kërkesë GJKKO-së për nisje gjykimi

20:57, 27/07/2024
A+ Aa A-

 

Prokuroria e Posaçme përfundoi dërgon në GJKKO kërkesën për nisjen e gjykimit të Jusel Micit e Mendim Domit, të akuzuar për mashtrim kompjuterik, grup kriminal, fshehje pasurie e pastrim parash. Hetimi i tyre nisi mbi indicien që dhanë autoritetet italiane për mashtrimin me vlerë milioan euro të qytetarëve të vendit fqinj përmes call-centerave..

“Këto shoqëri hapnin llogari rrjedhëse të huaja (Lituani, Britani e Madhe, Belgjikë, Luksemburg, Gjermani dhe Itali), duke menaxhuar faqe interneti që reklamonin aktivitetin, si dhe përdornin qëndra thirrje (call center), në Itali dhe Shqipëri, nëpërmjet të cilave kontaktonin viktima (klientë) të shumta, duke i bindur të bëheshin pjesë e programeve të rreme të investimit. Autorët i propozonin viktimave, të derdhnin shuma të konsiderueshme parash nëpërmjet transferimeve on line në llogaritë rrjedhëse të huaja, të kompanive të mësipërme. Me marrjen e menjëhershme të këtyre shumave, nga grupi i strukturuar, këto para zhdukeshin duke u konvertuar kryesisht në kriptovaluta”.

Qytetarë të shumtë italianë kallëzuan mashtrimin, por autoritetet mendojnë se shumë më shumë janë gënjyer nga sa është numri i personave që kanë bërë kallëzim. Ajo që arriti të provojë hetimi mbi vlerën e dëmit ekonomik, shkon në rreth 3 milionë euro, por vlera reale mendohet disafish më shumë. Të pandehurit i fshehën këto para përmes llogarive të ndryshme të disa kompanive të hapura në Shqipëri, kanë kryer transaksione të shumta, duke blerë pasuri të paluajtshme, një pjesë e të cilave është vendosur nën sekuestro, si llogari bankare me depozita në vlerën rreth 205 000 Euro, 3 apartamente dhe 8 sipërfaqe tokë are me një total prej 26 272 m2.

Pasuri me sipërfaqe 62m², e llojit apartament;
Pasuria me sipërfaqe 83.00 m², e llojit apartament;
Pasuri me sipërfaqe 78.00 m², e llojit apartament,
Pasuria me sipërfaqe 4100.00 m², e llojit arë,
Pasuria me sipërfaqe 3720.00 m², e llojit arë,
Pasuria me sipërfaqe 4600.00 m², e llojit arë,
Pasuria me sipërfaqe 1300.00 m², e llojit arë,
Pasuria me sipërfaqe 2639.00 m², e llojit arë,
Pasuria me sipërfaqe 2733.00 m², e llojit arë,
Pasuria me sipërfaqe 4000.00 m², e llojit arë,
Pasuria me sipërfaqe 3180.00.00 m², e llojit  are.

Pjesë e skemës janë edhe persona të tjerë thotë SPAK, shqiptar dhe të huaj, për të cilët vijojnë hetimet me një tjetër procedim të ndarë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco