VIDEO/ Qytetarja: Zoti Dumani, kthehu tek drejtësia, pasi Rama të gjëndet para përgjegjësisë, radhën e ke ti

20:23, 27/07/2024
A+ Aa A-

Fjalën, në tubimin e sotëm poshtë shtëpisë së liderit demokrat Sali Berisha, e mbajti qytetarja, e cila kishte një 'thirrje', p•r kreun e SPAK Altin Dumani.

Ndër të tjera ajo i bëri thirrje Dumanit të kthehet tek drejtësia, pasi nëse nesër Edvin Rama gjëndet para përgjegjësisë, tjetri në radhë është ai.

'Zoti Dumani,nuk të tërheq vërejtje, nuk të kritikoj, vetëm të them, aman mor Duman, do të bëj gropën ai i gjati.

Ashtu si Arben Ahmetaj, ashtu si Koka, ashtu si shumë e shumë te tjerë, që sot ndodhen në burg.

Ruhu prej gjarprit, ai do të të hajë, jo me një kokë por më shumë kokë. 

Nëse mendon se je i majtë është e drejta jotë, por gjykim të majtë dhe të djathtë nuk ka, gjykimi është të zbatosh ligjin e kushtetutën, të cilën zoti Dumani e ke shkelur me të dyja këmbët, sepse je çelsi i suksesit të Edvin Ramës, hajnit të gjakutë të gjithë shqiptarëvë të ndersdhëm, e të gjithë pensionistëve që as ilacet nuk mund ti marrin.

Z.Dumani thirri mëndjes, e kthehu tek drejtësia, nëse nesër Edvin Rama gjëndet para përgjegjësisë, radhën e ke ti.'- shprehet qytetarja.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco