VIDEO/ Dhuli: Rama ka dislokuar shtetin në Himarë! E do bashkinë për të grabitur vijën bregdetare

18:12, 27/07/2024
A+ Aa A-

I ftuar në SYRI TV me Eneida Ndocit, përfaqësues i PD në Himarë, Skerdjan Dhuli, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se ka dislokuar në Himarë të gjithë shtetin për zgjedhjet e pjesshme lokale të 4 gushtit.

Sipas Dhulit, Edi Rama i përdor kryetarët e bashkisë Himarë për të grabitur dhe shërbyer oligarkëve apo krimit të organizuar apo instrumentave të tjerë të zezë të pushtetit, të cilat e kanë përdorur vijën bregdetare të Detit Jon si mjet për të grabitur.

‘Ditën e henë do të dorëzojmë një kallëzim në SPAK për të gjithë drejtorët e Bashkisë Vlorë dhe drejtorët e administratës publike të cilët në orar zyrtar apo jo u bëjnë presion qytetarëve për vota, të cilët në shkelje të çdo ligji janë dislokuar në Himarë’, u shpreh Dhuli.

Dhuli: Himara është një bashki që do të prodhojë gjithënjë zhurmë për sa kohë sa problemet i ka shumë të mëdha dhe problemet i ka shkaktuar një dorë e vetme, që është Edi Rama me marionetat e veta si ish-Jorgo Goron dje dhe Arqile Bollanon sot dhe po t’i mbetet bashkia edhe pas 4 gushtit do të vijojë të prodhojë sërish kryetarë bashkie në burg sepse nuk janë kryetarët e bashkisë që korruptohen por është Edi Rama ai që kryetarët e bashkisë i përdor për të grabitur dhe shërbyer oligarkëve apo krimit të organizuar apo instrumentave të tjerë të zezë të pushtetit të cilat e kanë përdorur vijën bregdetare të Detit Jon si mjet për të grabitur.

Fushata është në kulmin e vetë. Edi Rama ka zbarkuar në Bashkinë e Himarës ka dislokuar të gjithë shtetin.

Ditën e henë do të dorëzojmë një kallëzim në SPAK për të gjithë drejtorët e Bashkisë Vlorë dhe drejtorët e administratës publike të cilët në orar zyrtar apo jo u bëjnë presion qytetarëve për vota, të cilët në shkelje të çdo ligji janë dislokuar në Himarë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco