‘Kur të korrupton shteti, s’përbën vepër penale’/ Petraq Gjikuria kallëzon Vangjel Tavon në SPAK

‘Kur të korrupton shteti, s’përbën vepër penale’/ Petraq Gjikuria kallëzon Vangjel Tavon në SPAK

17:50, 27/07/2024
A+ Aa A-

Ashtu sikur edhe pritej, i gjithë shteti i Edi Ramës është shpërngulur në Himarë, në kuadër të zgjedhjeve të pjesshme lokale që do zhvillohen në datë 4 gusht, duke shkelur ligjin dhe kodin zgjedhor, për të ndikuar te votuesit himariotë. 

Kandidati i opozitës, Petraq Gjikuria ka kallëzuar në SPAK kandidatin e mazhorancës socialiste, Vangjel Tavon, si dhe Grigor Tavon, Harrallamb Tavon, Pavllo Tavon, Redjan Gjinin, Eftalia Gjinin, Nisli Gjinin, Mustafa Gjinin, Fatbardha Gjinin, Bleona Gjinin, Ahilea Kristofor Decka, Eli Vasil Decka, Eli Taqi Decka, Kristina Ahilea Decka, të gjithë banues në Borsh Himarë. 

Mësohet se shkak për këtë kallëzim është transferimi i gjendjes civile nga Dropulli në Himarë. 

Gjikuria kërkon nga SPAK hetimin e procedurave.

Gjithashtu OMONIA ka dënuar këtë akt kriminal të urdhëruar nga kryeministri Edi Rama, duke deklaruar se ‘e gjithë vëmendja e shtetit është si e si të fitojë i preferuari i pushtetit Vangjel Tavo i cili as një lidhje nuk ka me Himarën edhe mbi 30 vjet sorollatet nga njëra-parti në tjetrën në kërkim të një mënyre për të vjedhur’.

DEKLARATE PER SHTYP/ OMONIA 

Kur të korrupton shteti nuk përbën vepër penale (autori-SPAK)

Lajmet e fundit nga Himara bejne fjale qe i gjithe shteti eshte shperngulur ne Himare. Ministra, deputete, kryebashkiake, drejtora nga te gjitha institucionet (kadastra, tatimet, turizmi, doganat, AKU, SHISH). Te gjitha dikasteret e ministrise se brendshme (antiterrori, krimi ekonomik, krimi i organizuar). Te gjithe gazetaret e kanaleve te investitoreve strategjikë edhe vete investitoret. Prokurore edhe gjyqtare ne detyre edhe te shkarkuar. Mbase me këtë vrull e sulm po e bëjnë Himarën Kryeqytet! Te gjithe keta monitorojne qytetaret shtepi me shtepi fshat me fshat edhe kane te njejten taktike komunikimi dhe strategji qe mesa duket u eshte e frymezuar edhe imponuar nga dhomat e zeza te kryeministrise ku eshte ngritur shtabi i propagandes edhe i strategjise. Te gjithe keta zyrtare edhe funksionare te shtetit ne vend qe te jene te detyrat e tyra edhe te respektojne rrogat e majme te paguara me taksat e qytetareve kane te njejten strategji. Fillojne propaganden e tyre duke reklamuar punen e qeverise dhe te kryeministrit, dhe perfundojne me kercenime e shantazhe. Duke pare qe Himariotet nuk thyhen nuk mposhten, rrisin edhe ata presionin dhe mobilizimin e tyre.

Eshte e dhimbshme edhe ne te njejten kohe i pashprese fakti se nuk ka as edhe nje institucion apo instance të shtetit i cili te kujdeset per te patur nje proces normal. Zgjedhjet, festa e demokracise po kthehen ne nje farse te perseritur. As KQZ as Presidenti, apo SPAK dhe Prokuroria Vlorë, asnje institucion nuk kujdeset edhe nuk ka as merakun qe zgjedhjet te jene te lira edhe te ndershme. Po falen certifikata pronesie sikur po u bëjnë nder Himariotëve për shtëpitë 200 vjeçare, po jepen legalizime, madje nuk kanë më as turp, premtohet qielli dhe toka, thua se Partia Socialiste per herë të parë po kandidon në Himarë, jo sikur ka 13 vjet në pushtet! Gjithë administrata në “luftë elektorale”, megjithëse e ka të ndaluar me ligj, por çfarë problem ka, kur nuk ka kush ta hetojë! Disa muaj ose vjet më vonë KQZ do i japi një gjobë qesharake Partisë Socialiste dhe ja u krye! SPAK e ka thënë, kur të korrupton shteti nuk ka vepër penale!!

E gjithe vemendja e shtetit eshte si e si te fitoje i preferuari i pushtetit Vangjel Tavo i cili as nje lidhje nuk ka me Himaren edhe mbi 30 vjet sorollatet nga njera-parti ne tjetren në kërkim të një mënyre për të vjedhur. Pyetjes pse Tavo eshte perfaqesuesi drejtpërdrejtë i Skenderbeut dhe Ismail Qemalit dhe po humbi zgjedhjet Tavo humbet edhe Shqiperia, vetem mendjet e semura te propagandes qeveritare mund t`i japin pergjigje. Per te gjithe keta kemi nje lajm te keq edhe nje lajm te mire. Lajmi i keq eshte se i preferuari i tyre pazarxhiu Tavo do i humbase zgjedhjet. Lajmi i mire eshte se Himara edhe Shqiperia nuk do humbasin gje perkundrazi do fitojë demokracia. Edhe kjo fitore edhe kjo vendosmeri e himarioteve do frymezoje te gjithe qytetaret shqiptare edhe do u tregoje atyre rrugen se si te heqin qafe regjimin qe ka mare peng te ardhmen e tyre ne zgjedhjet parlamentare te 2025.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco