Të dëbuarit, dëbuesit e zakonshëm dhe... ‘ne’

Të dëbuarit, dëbuesit e zakonshëm dhe... ‘ne’

17:21, 27/07/2024
A+ Aa A-

Anëtari i Kryesisë së PD-së, Gent Strazimiri ka prekur plagën e emigracionit të shqiptarëve pas viteve ’90, si dhe shpopullimin që ka prekur Shqipërinë gjatë qeverisjes 12-vjeçare të Edi Ramës.

Në postimin e tij në Facebook, Strazimiri sjell dëshminë e një miku, i cili i larguar me 6 mars 1991 drejt Italisë me anijen "panameze" dhe kishte kuptuar se në atë kohë as i ikën diktaturës dhe as u rrëshiktën nga duart, por i përzunë.

‘Sot pas 33 vjetësh, 18 vjeçarë të tjerë kanë vendosur "t'u ikin nga duart", e ne nuk jemi në gjendje t'u shpjegojmë se janë po të njëjtët, e se po i përzejnë... njësoj si në 1991...’, shkruan Strazimiri.

Postimi i plotë:

Të dëbuarit, dëbuesit e zakonshëm dhe... "ne"

"Kujtuam se "ua futëm", se u ikëm, u "rrëshkitëm" nga duart në mars 1991!

Sot kam kuptuar se nuk u ikëm, as "u rrëshkitëm nga duart"... Na përzunë!!!"

Kështu më tha sot në drekë në Durrës, një mik i imi i ngushtë, i larguar me 6 mars 1991 drejt Italisë me anijen "panameze"...

Ishte maturant në atë kohë, vetëm 18 vjeç!

Sot pas 33 vjetësh, 18 vjeçarë të tjerë kanë vendosur "t'u ikin nga duart", e ne nuk jemi në gjendje t'u shpjegojmë se janë po të njëjtët, e se po i përzejnë... njësoj si në 1991...

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco