VIDEO/ Shehu: PS nuk pranoi të bëjë rëformë! Donin të kufizonin kategoritë e shqiptarëve që do të votojnë

17:11, 27/07/2024
A+ Aa A-

Deputeti i Partisë Demokratike Tritan Shehu i ftuar në një intervistë në Syri TV me Enejda Ndocin në SYRI TV, i pyetur për ndryshimet në kodin zgjedhir, të cilat u miratuan në seancën e mbrëmshme parlamentare u shpreh se ndonëse thuhet se u miratua një reforë, në të vërtetë ajo ç'ka u miratua ishin vetëm disa ndryshime të domosdoshme në kodin zgjedhor. 

Sipas Shehut, këto ishin ndryshime të domosdoshmë për tu bërë në bazë të vendimit të fundit të gjykatës kushtetuese, për ti hapur kështu rrugë procesit të zgjedhjeve. Shehu gjithashtu u shpreh se  kërkesat e PS ishin për të kufizuar shume kategoritë ose rrethin e Shqiptarëve që do te votojnë, mirëpo kjo nuk ndodhi falë këmbënguljes së deputetëve të PD.

'U bën disa ndryshime në kodin zgjedhor por nuk mendoj se u bë reformë, nuk është bërë asnjë reformë zgjedhore sepse mazhoranca ose PS, nuk pranoi të bëjë rëformë.

U bënë vetëm disa ndryshime të domosdoshmë për tu bërë në bazë të vendimit të fundit të gjykatës kushtetuese  për ti hapur rrugë procesit.

I vetmi element i rëndësishëm është hapja e një procesi të ri tashmë për procesin zgjedhor Shqiptar, që është vota e shqiptarëve që jetojnë jashtë Shqipërisë, nuk përmend diasporë, sepse ligji parashikon që edhe ata që nuk janë më leje qëndrimi, apo banesë fikse të votojnë. Ndryshe nga ç' ishte në fillim kërkesat e PS për ta kufizuar shumë kategoritë ose rrethin e shqiptarëve që do te votojnë, por ishte padyshim këmbëngulja e deputetëve të PD në komision që bëri te mundur që të zgjerohet harku i shqiptarëvë që janë jashtë dhe që mund të votojnë prej andej ku janë duke qene pjesë aktive e proceseve zgjedhore në Shqipëri.'- u shpreh z.Shehu.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco