SYRI TV/ PD: Fondet e IPARD shkuan për njerëzit e pushtetit, i morën personazhe të krimit

14:47, 27/07/2024
A+ Aa A-

Partia Demokratike,  ka publikuar disa nga  emrat e përfituesve të fondeve të programit IPARD, për të cilat  bashkimi Europian, faktoi abuzimin dhe vjedhjen me këto fonde.

Zëdhënësja e antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli deklaroi se fondet e bashkimit euorpian shkuan për njerëzit e afërt të pushtetit, investitorët strategjike dhe personazhe të krimit. 

Partia Demokratike ka publikuar emrat, e përfituesve të fondeve të IPARD, duke faktuar edhe njeherë se qeveria i dha fondet e be, që ishin parashikuar për fermerët, te njerëzit e afert me pushtetin, investitorët strategjike dhe te personat me rekorde kriminale.

Në një dalje nga selia blu, zëdhendësja e antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli  deklaroi se Shumica e përfituesve u regjistruan në periudhën e aplikimit, dhe se mazhoranca refuzoi debatin për bllokimin e foneve të ipard, për shkak të ketyre emrave. 

Nga emra e publikuar nga selia blu, vërehet qartë se mes përfituesve, janë emra të zyrtareve dhe ish - zyrtarëve të  rëndësishem në PS, ish - Kryebashkiakë dhe drejtora. 

Mes emrave që kanë përfitur nga fondet e IPARD,  rezultojnë edhe persona me rekorde kriminale dhe investiore strategjike, të cilët janë kthyer në klientët e preferuar të qeverisë. 

Zëdhendësja e antikorrupsionit në partinë demokratike, e përmbylli deklaratën e saj, duke shtruar pyetjen, nëse SPAK, do të veprojë përballë skemës korruptive me fondet për bujqësinë apo do të vijojë të mbajë anën e partisë socialiste. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco