SYRI TV/ Nisin tentativat për manipulim në Himarë, KQZ denoncon fryrjen e listave të votuesve

14:40, 27/07/2024
A+ Aa A-

Kryeministri Edi Rama dhe Partia Socialiste kanë nisur tentativat për manipulimin e zgjedhjeve në Himarë.

Në KQZ u ngrit sot shqetësimi se lista e zgjedhësve në 1 vit është shtuarme 310 persona, që përbëjnë 10 % të listës së votuesve, çka sjell shqetësime serioze për ndikim në rezultat. Anëtarët e Komisionit Rregullator publikuan edhe emrat e bashkive nga ku ishin transferuar këta votues, duke kërkuar nga Regjistri I Gjendjes Civile informacione të detajuara për këtë fryerje të listës.

Pas mbajtjes peng të Bashkisë së Himarës, duke burgosur kryebashkiakun e zgjedhur Fredi beleri, duket se Partia Socialiste dhe kryeministri EdI Rama kanë nisur tentativat e radhës për të manipuluar zgjedhjet e 4 gushtit në Himarë.

Pas denoncimeve nga shtabi i kandidatit Petro Gjikuria, edhe KQZ ka denoncuar këtë tentativë, duke ngritur dyshimet për manipulimin e listës së zgjedhësve.

Anëtarët e Komisionit Rregullator në KQZ, kanë sjell të dhëna se si 311 votues apo 10 % e votuesve në këtë Bashki janë importuar nga Bashki të tjera.Por manipulimi për zgjedhjet duket se nuk qëndron vetëm tek lista e zgjedhësve, sërish anëtarët e Komisionit Rregullator kanë ngritur dyshime mbi emërimet dhe fryerjen e administratës për efekte elektorale, duke i kërkuar administratës së KQZ që të kërkojnë informacione nga institucionet vendore të Vlorës.

 

 

Komisioni Rregullator ka miratuar sot edhe orarin e votimit, kun ë datë 4 gusht, qëndrat e votimit do të happen në orën 7 të mëngjesit dhe do të mbyllen në orën 19: 00.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco