Tri të mirat që mërgata mund t'i bëjë sot Shqipërisë me votën e saj

Tri të mirat që mërgata mund t'i bëjë sot Shqipërisë me votën e saj

14:19, 27/07/2024
A+ Aa A-

Nga Bled Marku

Për herë të parë në historinë e Shqipërisë, parlamenti i dha të drejtën e votës shqiptarëve që jetojnë e punojnë në vende të ndryshme të BE-së dhe jo vetëm, duke i bërë ata kontribuesit kryesorë në zgjedhjen e deputetëve dhe madje edhe qeverinë e ardhshme

Nga viti 2013 deri në 2024 janë larguar rreth 1 milion qytetar dhe shqiptarët mbajnë rekord në Europë me kërkesat për azil njësoj si ato vende që sot janë në luftë.

Por ndryshe nga Siria, Palestina, Ukraina etj, në Shqipëri nuk ka luftë, por të rinjtë tanë ikën për arsye financiare, ku aktualisht janë 77 mijë të rinj nga mosha 20-25 vjeç të papunë, çka e rrit propabilitetin për thellimin e plagës emigruese.

Në vitin 2025, ata që u larguan nga vendi kanë mundësinë që t’i japin një shuplakë të fortë "xhelatit" duke e ndëshkuar, e kësisoj shporrjen nga qeveria dhe hapjen rrugë për hetimin e tij për të gjitha abuzimet e zhdukjen e fondeve publike.

Në vitin 2023, remitancat (paratë që emigrantët u kanë dërguar familjarëve të tyre) u rritën në mënyrë të frikshme. Duke bërë që një djalë apo vajzë që jeton jashtë Shqipërisë të mendojë për mbajtjen e familjes në shtetin që e priti, por edhe ndihmën për nënën e babanë që ka në Shqipëri.

Një pensionist me 180 euro nuk ia del dot që të mbyllë të gjitha shpenzimet mujore, ndaj pret 200 apo 300 euro nga djemtë e vajzat në emigrim.

Mbrëmjen e shenjtë të Kurban Bajramit, kryetari i PD-së Sali Berisha u zotua se qeveria e PD-së do të bëjë dyfishimin e pensioneve dhe vendosjen e minimumit jetik prej 220 eurosh.

Tashmë të bëjmë një llogari të thjeshtë. Nëse dy pensionistë që marrin 180 euro secili, pensioni i përbashkët u shkon 360 euro, këto para nuk mjaftojnë për ilaçe, pagesën e faturave ujë-drita e ushqim.

Por nëse dyfishohet kjo shifër siç do të bëhet realitet me qeverinë e PD-së, vetëm një pensionist do të marrë 360 euro dhe të dy bashke do të marrin 720 euro. Me këtë shifer askush nuk mund të thotë se për dy pensionistë 720 euro nuk mjaftojnë për ushqim dhe pagesën e faturave mujore si edhe blerjen e ilaçeve.

Ndaj, sot, mërgata jonë me një votë mund të bëjë 3 të mira:

1- Largimin e Edi Ramës.

2 - Rritjen e pensioneve për nënën e babanë.

3 - Paratë që postonte në Shqipëri t’i përdorë për fëmijët e tyre.

Ata që u larguan nga vendi si pasojë e keqqeverisjes së Edi Ramës, kanë në dorë armën më të fortë që u është dhënë ndonjëherë, kanë në dorë votën dhe vota sot e "vret" xhelatin e u jep siguri familjarëve që kanë lënë në Shqipëri.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco