Olimpiada po u tregon shqiptarëve se ç'i pret me rilindjen dhe Boratin!

Olimpiada po u tregon shqiptarëve se ç'i pret me rilindjen dhe Boratin!

14:04, 27/07/2024
A+ Aa A-

Nga Erion Dasho.

Respekt dhe mirënjohje për tre mundësit nga Dagestani që na përfaqësojnë në Olimpiadë! Sidomos për Zelimkhanin që dje mbajti flamurin shqiptar! Si shqiptar mund t'i jem atij vetëm mirënjohës që kontribuon për flamurin që ka aq shumë vlerë dhe domethënie për miliona shqiptarë.

Por fakti që tre nga tetë atletët tanë olimpikë janë të huaj dhe, me sa di unë, edhe dy notarët nuk stërviten në Shqipëri, flet shumë. Tregon për një vend ky kryeministri, ky palaço i paturp vendosi të mbyllë qeverinë e parlamentin gjatë tre ndeshjeve të europianit, ku asnjë prej lojtarëve të Kombëtares nuk luante në Shqipëri.

Tregon për vendin ku palaçoja dje shkoi të takonte Presidentin Makron për të marrë pjesë në një ceremoni ku flamurin e vendit të tij e mbante një dagestanas (përsëri falënderime për Zelimkhanin).

Me praninë e vet në tribunën e Olimpiadës, Borati i tregoi botës se cili është ekipi shqiptar sot! Se aty ku duhet të ishin Erkand Qerimajt, Briken Çaljat, Kristi Ramadanët, sot nuk ka asnjë peshëngritës të vetëm. Sepse edhe të vetmin sport që ka prodhuar këto vite sportistë elitarë, rilindja e thau!

Shqiptarët në sport janë zëvendësuar me Zelimkhanin, Islamin dhe Chermenin duke treguar edhe njëherë se cilët janë rilindësit! Shpopulluesit e vendit të tyre, armiq të sportit dhe të zhvillimit dhe thjesht duartrokitës të arritjeve sporadike, tek të cilat nuk kanë asnjë meritë.

Sot Olimpiada po u tregon shqiptarëve se ç'i pret me rilindjen dhe Boratin. Jo për 10 apo 20 vjet, por shumë, shumë shpejt. Afrikanët, bangladeshasit, filipinasit dhe çdo kombësi tjetër do të zëvendësojnë shqiptarët e dëbuar në këta 11 vjet të sundimit të rilindjes. Këtë nuk ia bëri shqiptarëve as edhe pushtuesi më i keq!

Nëse Shqipëria nuk ndahet nga soroistët dhe të majtët, të ashtuquajtur "liberalë", por që në fakt janë antikombëtarë, armiq të egër të Shqipërisë dhe shqiptarëve, ditë më të zeza priten.

Pa një rikthim tek vlerat konservatore, tek atdheu, familja, prona, feja, ekonomia, mbrothësia, shqiptarët do të vazhdojnë të trajtohen si qytetarë të dorës të dytë e të tretë në vendin e tyre. Sepse në vend të parë janë të korruptuarit, hajdutët dhe narkotrafikantët dhe në vend të dytë afrikanët dhe bangladeshasit të ftuar për të qenë skllevërit e tyre modernë.

Uroj që situata si kjo e Olimpiadës t'i ndërgjegjësojë shqiptarët, të nxitin patriotizmin dhe atdhedashurinë dhe, së fundi, bashkimin për të shporrur skotën e ndyrë të rilindësve.

Sa më parë, aq më mirë!
 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco