Meta nis takimet: Objektivi ynë për Tiranën është mbi 100 mijë vota

13:04, 27/07/2024
A+ Aa A-

Kryetari i PL, Ilir Meta, nisi takimet në Qarkun e Tiranës, duke deklaruar se objektivi madhor i partisë është mbi 100 mijë vota në këtë qark.

“I lumtur, që bashkë me Sekretarin për Sigurinë Publike, z.Faik Basha, kryekëshilltari ynë në Bashkinë Kamëz, të nisja turin e takimeve në Qarkun e Tiranës, në Bulçesh, ku në zgjedhjet e vitit 2021 kemi dalë forcë e parë politike me 170 vota ose 40 për qind.

Atje ku punohet dhe djersitet, Fitohet!

Objektivi ynë madhor për Tiranën është mbi 100 mijë vota dhe kjo është mëse e arritshme dhe e domosdoshme.

Asnjë qendër nuk duhet të jetë më pak se 100 vota.

Në Tiranë është korrupsioni më i madh dhe Tirana do e bëjë Përmbysjen e Madhe.

Kush pushon ndryshket! Koha për të vrapuar, që të ndalim shpopullimin e vendit dhe falimentimin e tij!” shkruan Meta.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco