Miratohet orari i votimit në Himarë më 4 gusht:  7:00 deri në 19:00

Miratohet orari i votimit në Himarë më 4 gusht: 7:00 deri në 19:00

12:57, 27/07/2024
A+ Aa A-

Komisioni Rregullator në KQZ miratoi orarin e votimit 7:00 - 19:00 për zgjedhjet e pjesshme për Kryetar në Bashkinë Himarë më datës 4 gusht 2024.

Sipas njoftimit, Kodi Zgjedhor përcakton që orari gjatë të cilit hapen qendrat e votimit i referohet periudhës zgjedhore 15 prill – 15 maj dhe 15 tetor – 15 nëntor.

Po duke qenë se zgjedhjet e datës 4 gusht 2024, nuk përkojnë në asnjë prej periudhave zgjedhore të përcaktuara në Kodin Zgjedhor, Komisioni Rregullator përcaktoi se në cilën orë do të hapen dhe mbyllen qendrat e votimit.

Me 5 vota pro, Komisioni Rregullator vendosi që qendrat e votimit, ku do të zhvillohen zgjedhjet e pjesshme për Kryetar të Bashkisë Himarë të hapen në ora 07:00 dhe mbyllen në ora 19:00.
 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco