Rama i terrorizuar, pas Adriana Kalasë kërkon procedimin e Genc Gjokutajt

Rama i terrorizuar, pas Adriana Kalasë kërkon procedimin e Genc Gjokutajt

12:34, 27/07/2024
A+ Aa A-

Kryeministri shqiptar, Edi Rama duket i terrorizuar nga thirrjet e opozitarëve.

Një ditë më parë u njoftua se ka nisur një hetim për kanosje ndaj Adriana Kalasë, për shkak të thirrjeve që bëri ajo në mitingun e të enjtes përpara Bashkisë së Tiranës.

Këtë herë mësohet se Rama ka urdhëruar policinë e tij që të nisë një hetim ndaj avokatit Genc Gjokutaj për ‘Thirrje për veprime të dhunshme’.

“Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve Kibernetike në DVP Tiranë, kanë referuar materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, në ngarkim të shtetasit G .Gj., me profesion avokat, për veprën penale “Thirrjet publike për veprime të dhunshme“, parashikuar nga neni 223 i Kodit Penal.

Procedimi ndaj këtij shtetasi filloi pasi gjatë monitorimit të vazhdueshëm të burimeve të hapura të informacionit nga ana e Sektorit për Hetimin e Krimeve Kibernetike, është konstatuar një postim, i publikuar nga shtetasi G. Gj., i cili bën thirrje për të kryer veprime të dhunshme, postim ky i cili konstatohet se është publikuar dhe në media të ndryshme online,” thuhet në njoftimin zyrtar.

 POSTIMI I GJOKUTAJT

Të dashur shqiptarë!

Diktaturat nuk rrëzohen me kode zgjedhore!

As me amendime ligjesh!

Hajduti kapet në vjedhje dhe jo me përmirësim të ligjit apo ashpërsim dënimi!

Vetëm revolta popullore dhe forca njerëzore shkulin hajdutët nga pushteti!

Shqiptarë që e doni Shqipërinë dhe jo që dini shqip!

Dilni nga shtëpitë sot!

Thyeni çdo sportel që ju kërkon shpirtin!

Rrihni çdo polic që mbron hajdutet!

Vrisni çdo patronazhist që ju vjedh të ardhmen dhe familjen!

Vetëm kështu Shqiptarët mund të bëhen Zotërinj dhe Shqipëria Zonjë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco