Miroslav Lajçak do mbetet i dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi

Miroslav Lajçak do mbetet i dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi

11:18, 27/07/2024
A+ Aa A-

Miroslav Lajçak do të mbetet emisari i BE-së për dialogun Kosovë – Serbi deri në janar të vitit 2025, ka njoftuar Zyra për Shërbim të Jashtëm të BE-së.

Mandati i tij do të jetë deri në fund të janarit. 

Këshilli i Bashkimit Evropian ia ka zgjatur mandati Lajçakut, ashtu siç ishte paralajmëruar. Vendimi është marrë në takimin e ambasadorëve të vendeve të BE-së në fillim të korrikut, pas kërkesës që është bërë nga Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme e Siguri, Josep Borrell. 

Në prill, nga Shërbimi i Jashtëm i BE-së ishte njoftuar se Lajçak është kandidat i tyre për ambasador të BE-ë në Zvicër. 

Lajçak ka marrë mandatin si i dërguar special i BE-së për dialogun nga 2 prill i vitit 2020./KOHA

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco