Dy fjalë për Lindën e Parlamentit

Dy fjalë për Lindën e Parlamentit

09:15, 27/07/2024
A+ Aa A-

Nga Sali Berisha.

Mbrëmë Linda e Parlamentit njoftoi dorëheqjen e saj për arsye shëndetësore.

Si mjek, asaj si çdo njeriu i uroj me sinqeritet shërim të shpejtë dhe të plotë. Kurse për të tjerat deklaroj se ajo ka qenë një skllave e verbër e pa dinjitet e Edi Ramës, kreut të narko-regjimit të Tiranës për të cilin Linda nuk ka njohur rregullore, ligje dhe Kushtetutë dhe i ka shkelur ato në mbrojtje të shokut të saj të armëve si asnjë Kryetare tjetër në 33 vjet parlament pluralist.

Ajo ka mbështetur me fanatizëm, sistemin e shokut të saj të armëve në vjedhje dhe ka shkelur si askush tjetër të drejtat themelore kushtetuese të opozitës në parlament.

Linda e Parlamentit është autore e rregullores më të keqe, më armiqësore ndaj opozitës dhe pluralizmit politik dhe më të njëanshme e më të turpshme në Europë.

Gjate tre viteve të saj në drejtim, ajo me verbërinë e një skllaveje pa dinjitet kaloi në parlament ligjet më të këqija në historinë 33-vjeçare të pluralizmit.

Si ministre arsimi, Linda e Parlamentit është shkatërrimtarja e sistemit arsimor dhe përgjegjëse më kryesore sigurisht jo e vetëm e gjendjes së arsimit në Shqipëri, e rënies së tij më të madhe në botë - 62 pikë në matematikë në testin e PISA gjatë 8 viteve të fundit të marra së bashku.

Ajo me Ndrecën, Sekretar të Përgjithshëm, është akuzuar se e dorëzoi detyrën me një vilë pas rikonstruksionit prej 13 milionë eurosh të ndërtesës së Ministrisë së Arsimit.

Linda e Parlamentit largohet si një avokate e ligjeve të sistemit të korrupsionit, vjedhjes, krimit dhe turpit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco