Tare: Margariti i hapi rrugë ndërtimeve ndërkoh që UNESCO kërkon që Butrinti të mos fragmentarizohet

Tare: Margariti i hapi rrugë ndërtimeve ndërkoh që UNESCO kërkon që Butrinti të mos fragmentarizohet

22:32, 26/07/2024
A+ Aa A-

Autoritetet shqiptare duhet të dorëzojnë një hartë të kufijve të pronës së Butrintit, të cilët janë ndryshuar dy vjet më parë nga qeveria shqiptare, pa dijeninë dhe pa miratimin e UNESCO-s.

Lidhur me këtë, ish-drejtuesi i parkut të Butrintit Auron Tare, në një lidhje skype në MCN u shpreh se sa i takon Butrintit nuk është çështja e hartave, por aty ka një seri problematikash dhe kryesorja është fragmentarizmi i parkut kombëtar.

Ai tha se UNESCO ka nxjerrë problematikat e saj mbi mbrojtjen e zonës dhe se shteti sipas tij ka mjaftueshëm fonde të nxjerra prej tij për ta menaxhuar atë në mënyrë ekselente.

“Në vendimin që nxori UNESCO mbi trashëgimitë vendore si Driloni, Gjirokastra, Berati mund të shihni se ka një seri problematikash serioze mbi mbrojtjen e këtyre vendeve. Interesante është se në të gjitha këto kemi ADF dhe pikat që janë bërë publikisht nga ADF qëndrojnë. Sa i takon Butrintit nuk është çështja e hartave te Butrinti, por aty ka një seri problematikash dhe kryesorja është fragmentarizmi i parkut kombëtar dhe këtë kërkon UNESCO.

Ajo që ne kemi kërkuar është që e gjitha pasuria të menaxhohet nga shteti sepse duhet thënë se me të ardhurat që nxjerr Butrinti ka mjaftueshëm fonde për ta menaxhuar në mënyrë ekselente. Sa i përket hartës zona midis fundit të Ksamilit deri te vendi i njohur si Pema e Thatë e gjithë zona është futur në sitën e zonës së mbrojtur nga ministria e kulturës, por çuditërisht 2 vite më parë në drejtimin e zonjës Margariti u kërkua heqja duke i hapur rrugë sot ndërtimeve atje.” – tha Auron Tare.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco